Business & Management

Dikur Nokia mendoi të bashkohej me Android-in para blerjes nga Microsoft-i

Sep 14 2013
0 Shpërndarje
Dikur Nokia mendoi të bashkohej me Android-in para blerjes nga Microsoft-i

lumia 928Ndoshta është e paimagjinueshme për përdoruesit e Windows Phone, por Nokia ka menduar dikur të bashkohej me Android-in, para se të bëhej blerja nga Microsoft-i.

Raportimi që vjen nga New York Times, tregon se Nokia mund të kishte kaluar tek Android në fund të vitit 2014. Një skuadër në kompani u mor me testimin e telefonëve “Android Lumia”. Personat që kanë konfirmuar lajmin u shprehën gjithashtu se Microsoft ishte në dijeni të këtij projekti “të fshehtë” për publikun.

Megjithatë, ky lajm ndoshta nuk duhet të shihet me shumë seriozitet, duke qenë se shpeshherë kompanitë kanë “planet B”, të cilat i testojnë për të qenë gati në rast se diçka nuk shkon.

Nokia kishte një kontratë me Microsoft-in që prej vitit 2011 për Windows Phone, megjithatë, kompania kishte mundësi ta prishte atë në fund të vitit 2014. Prishja e kësaj kontrate do të ishte e paimagjinueshme për Microsoft-in, duke qenë se Nokia ka 80% të tregut të smartfonëve me Windows Phone.

Nuk mund të thuhet tani nëse një Nokia në bashkëpunim me Android do të ishte e suksesshme. Konkurrenca në tregun e Android-it është e ashpër, sidomos nga Samsung-u.

Mendimet e analistëve janë të ndryshme. Disa mendojnë se Nokia do ta kishte shumë të vështirë të ecte në tregun e Android, ndërsa disa të tjerë mendojnë se kamera mjaft e mirë do ta sfidonte Samsung-un. Gjithsesi, risku i kalimit në Android do të ishte i madh. Sa për ne konsumatorët, nuk do ta dimë kurrë se si do të ishte një ‘Android Nokia’. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>