Business & Management

Digg: Një mësim se si të mos drejtohet një faqe sociale me lajme

Jul 17 2012
0 Shpërndarje
Digg: Një mësim se si të mos drejtohet një faqe sociale me lajme

Digg, që dikur ishte njëra faqet më të suksesshme e lajmeve në internet, u shua përfundimisht më herët gjatë javës së kaluar.

Nuk mund ta rikujtojmë këtë parim bazik të biznesit shumë shpesh: nëse nuk i dëgjoni konsumatorët tuaj, ju do të përfundoni në histori. Në rastin e Digg, ky parim I armiqësoi përdoruesit. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë një strategji e mirë biznesi.

Përfundimisht, Digg ishte detyruar të shes sondazhet e talentit inxhinierik për Washington Post për rreth 12 milionë dollarë, disa patenta për LinkedIn për 3.5 milionë dollarë dhe pjesa e mbetur (të drejtat e brendit, serverët, etj.) për Betaworks më 12 korrik për 500 mijë dollarë. Betaworks do ta kthejë faqen Digg në faqen News.me.

Vlera e dikurshme e kësaj kompanie arrinte shifrën e 164 milionë dollarëve.

Ndërmarrja gjatë vitit 2008 arriti vlerën prej 164 milionë dollarësh duke ndjekur rundin e vet të fundit të financimit të kapitalit nga investitorët e mençur si Marc Andreesen, Reid Hoffman, Silicon Valley Bank dhe Highland Capital.

Një sfond Digg ishte një Ueb faqe sociale me lajme që ishte ndër të parat me idenë që përdoruesit e regjistruar të postonin lidhje për përmbajtje të ndryshe dhe pastaj të votonin për ose kundër këtyre përmbajtjeve. Digg e quajti këtë veprimtari si “gërmim”, respektivisht “varrosje”. Nëse një ngjarje ishte cituar dhe si rrjedhojë e kësaj kishte marrë shumë “gërmime”, atëherë autori i asaj përmbajtjeje do të mund të merrte më tepër trafik dhe postuesi në Digg do të mund të fitonte respekt dhe famë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>