Slider

Diferenca e sistemeve për menaxhimin e bazave të të dhënave RDBMS dhe ODBMS

Oct 31 2012
0 Shpërndarje
Diferenca e sistemeve për menaxhimin e bazave të të dhënave RDBMS dhe ODBMS

RDBMS (Relational Database Management System) dhe OODBMS (Object-Oriented Database Management System; ODBMS) janë të dyja sisteme për menaxhimin e bazave të të dhënave (DBMS), por dallojnë nga njëra–tjetra në mënyrën se si prezantojnë dhe ruajnë apo aksesojnë të dhënat komplekse.

Një ODBMS suporton krijimin dhe modelimin e te dhënave si objekte, ashtu në programimin me objekte.

Suporton klasat e objekteve, karakteristikat e klasave dhe metodën e trashëgimisë nga nën klasat dhe objektet e tyre. Një RDBMS bazohet në modelin relacional. Të dhënat në RDBMS ruhen në formën e tabelave të lidhura me njëra–tjetrën. Një RDMBS mund të shihet si një bashkësi e një ose shumë relacioneve ose tabelave me shtylla dhe rreshta, ku secila shtyllë i korrespondon një atributi dhe secili rresht i korrespondon një rekordi që përmban vlerat e entiteteve.

3 janë rregullat kryesore në dizajnimin e një RDBMS:

1) i gjithë informacioni duhet të ruhen në formën e tabelave

2) çdo vlerë e kolonave nuk duhet të përsëritet

3) duhet të përdoret SQL.

Avantazhi më i madh i një RDBMS është lehtësia për t’u krijuar, zgjeruar e aksesuar të dhënat. Kufizim është mungesa e efiçencës kur punohet me gjuhë të tjera përveç SQL. Po ashtu, RDBMS nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përballuar të dhëna me kapacitet të madh si imazhet, audio apo video.

ODMBS mund të suportojë pa problem të dhëna me kapacitet të larte si dhe të dhëna komplekse. ODBMS përmban konceptet dhe karakteristikat e programimin me objekte si enkapsulimi, polimorfizmi dhe trashëgimnia si dhe koncepte të menaxhimit të DB si atomizimi, konsistenca, izolimi etj. Gjuhët e programimit me objekte si Java, C++, Visual Basic.NET etj punojnë mirë me ODBMS.

Kur të përdorim ODBMS?

Nëse mund ta zgjidhim problemin duke përdorur RDBMS dhe arrijmë rezultatet e pritura, atëherë nuk ka nevojë të ndërtojmë një ODBMS. Disa nga arsyet për të përdorur një ODBMS janë:

-Relacionet komplekse – nëse kemi shumë relacione “shumë me shumë”, struktura peme apo grafe

-Të dhëna komplekse – veçanërisht vektorë shumë dimensionalë

-DB të shpërndara – nëse baza e të dhënave do të jetë gjeografikisht e shpërndarë në zona të ndryshme

– Platforma shumëgjuhëshe – nëse sistemi do të ketë shumë gjuhë operimi

-Përdorim të vazhdueshëm të objekteve të mëdha – nëse aplikacioni ynë do të aksesojë herë pas here grumbuj objektesh

– Të dhëna me kapacitet të lartë – nëse kemi shumë të dhëna (në madhësi si Terabyte apo Petabyte) dhe një numër shumë të madh klientësh

Pse ODBMS është më e shpejtë se një RDBMS?

-Relacionet komplekse – kur ka shumë të dhëna komplekse (relacione shumë me shumë, struktura peme, grafe), një ODBMS i akseson ato më shpejt.

-Të dhënat komplekse – ODBMS ka një Storage Manager për të ndërtuar dhe përpunuar këto lloj të dhënash.

– DB e shpërndara – bën të lehtë konfigurimin e tyre dhe komandat e administrimit nga çdo kompjuter i autorizuar në rrjet.

§ Platforma shumëgjuhëshe – serverët dhe klientët ODBMS mund të ekzekutohen në shumë platforma (Linux, Unix, LynxOS apo Windows). Klientët mundt ë përdorin C++, Java, Smalltalk, SQL++. ODBMS nuk ka kufizime ndërmjet këtyre gjuhëve, kjo varet vetëm nga krijuesi i DB që duhet të ketë parasysh karakteristikat e secilës gjuhë. P. sh, Java dhe Smalltalk nuk e suportojnë trashëgiminë e shumëfishtë, ndërsa C++ po. SQL nuk e suporton trashëgiminë ndërsa SQL++ po.

– Përsëritje e vazhdueshme e objekteve me kapacitet të lartë – në këtë rast mund të jetë e nevojshme për të shtuar këto objekte në cache për të mënjanuar shtimin e pajisjeve I/O dhe lëvizjen e të dhënave në rrjet.

-Kapacitet të madh – RDMB më të mëdha shkojnë rreth 100 TB. Shumë RDBMS ngadalësohen kur rritet në qindra mijë numri i transaksioneve. ODBMS arrijnë të suportojnë veprimet e miliona përdoruesve në sekondë dhe nëse DB është e shpërndarë perfomanca qëndron po njësoj.

-Shtresat (mapping layers) – ODBMS i ruan të dhënat si objekte dhe jo si formate ASCII apo t’i përshtatë ato nëpër kolona dhe rreshta. Ruan relacionet shumë me shumë, strukturat pemë pa pasur nevojën e JOIN. Eliminimi i kësaj “mapping layer” jo vetëm që shkurton kohë programimi, por edhe lejon që të dhënat të aksesohen më shpejt.

ODBMS suportojnë gjuhët e mëposhtme: C#; C++; Java; Python, Smalltalk; SQL++ (SQL me shtime të karakteristikave object – oriented) dhe XML (vetëm për import dhe ekport).

Në çfarë platforma punon një ODBMS?

* Windows Server 2008 / Server 2003 / 2000 / XP / Vista / x64

* Sistemet e shfrytëzimi UNIX & Linux

* Hewlett-Packard 11i V2 Itanium / PA-Risc

* IBM AIX

* Intel RHEL dhe SUSE

* Silicon Graphics Altix

* Sun Microsystems Solaris

* AMD Opteron RHEL / Solaris

* Linux for zSeries

* Motorola LynxOS. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>