Karriere

Dhjetë këshilla për të shkuar më mirë në biznes

Oct 19 2011
0 Shpërndarje
Dhjetë këshilla për të shkuar më mirë në biznes

“Qartësia është karakteristika më e rëndësishme për një shkrim të mirë biznesi”, thotë Mignon Fogarty, autor i librit “Gramatikë e shpejtë dhe këshilla të pista për të shkruar më mirë”. Shpesh njerëzit e biznesit përdorin fjalë të mëdha 10 dollarëshe për shkak se dëshirojnë të tingëllojnë më të mençur. Në vend të kësaj, përfundojnë duke tingëlluar sikur po mundohen tepër”.

Filloni duke përdorur fjali të shkurtra dhe deklarative. Asnjëherë mos përdorni një fjalë të gjatë kur një e shkurtër do t’ju mbarojë punë. Bëhuni të pamëshirshëm në vetëredaktim: nëse nuk ju duhet një fjalë, hiqeni qafe.

Kurrë mos përdorni një fjalë të huaj, fjalë shkencore apo zhargon tjetër nëse mund të shfrytëzoni një ekuivalent të zakonshëm. Pavarësisht se sa herë menaxherët tuaj ju kërkojnë “të lëvizni rrethin” apo “të shtyni para gjilpërën”, mbani qëndrim dhe kundërshtoni zhargonin e dhimbshëm të biznesit. Këto shprehje mund të tingëllojnë shumë të rëndësishme –si gjuhët zyrtare të një klubi që do të dëshironit t’i bashkoheshit – por nuk kanë kuptim.

Kur ju shkruani një e-mail, thoni atë që duhet të thoni dhe mbaroni punë. Nëse ideja juaj nuk është në paragrafin e parë, vendoseni aty. Nëse nuk mund ta gjeni, rishkruajeni. “Thjeshtësia nuk do të thotë mendim i thjeshtësuar”, thotë Kara Blackburn, një ligjëruese në komunikimin menaxherial pranë MIT Sloan School of Management. “Filloni duke pyetur veten se çfarë dëshironi të bëjë personi si rezultat i një e-maili. Vetëm duke ia shtruar vetes atë pyetje ju mund ta bëni komunikimin shumë më të lehtë”.

Përdorni gjuhë të thjeshtë dhe tregohuni specifik. Në vend që të përdorni “situata e tanishme”, shpjegoni se pse është kështu, edhe nëse bëhet fjalë për moralin e ulët në kompani apo për auditimin nga shteti.

Frenoni entuziazmin tuaj. Evitoni përdorimin e tepruar të pikëçuditjeve pavarësisht se ndiheni energjik apo miqësor. Në fund zgjidhni përshëndetje profesionale si “Gjitha të mirat” apo “Me respekt” dhe jo “Kalofshi mirë” apo “Shihemi”.

Kurdo që të jetë e mundur, përdorni folje aktive në vend të atyre pasive. Foljet aktive ndihmojnë në forcimin e fjalisë suaj. Në vend që të shkruani “Takimi u drejtua nga Tomi”, shkruani “Tomi drejtoi takimin”. Përdorni fjali të thjeshta dhe të qarta, të cilat njerëzit mund t’i lexojnë shpejt.

Zgjidhini përemrat me mençuri dhe përdorni “unë”. Shpesh lexoj versione si “Dërgo memorandumin tek Bob dhe vetvetja”, thotë Fogarty. “Për një arsye të caktuar, njerëzit mendojnë se “vetvetja” tingëllon më e rëndësishme apo formale”. Për të evituar këtë gabim, Forgarty rekomandon të mendoni se si do ta thoshit fjalinë nëse do të largonit përmendjen e njerëzve të tjerë. “Dërgo këtë memorandum tek unë” tingëllon saktë. Dhe nëse shtoni “edhe te Bob” në këtë pjesë, “unë” sërish tingëllon mirë. Kini parasysh të evitoni gabimet gramatikore, si te foljet pas askush, dikush, të gjithë, asnjëri, secili, etj.

Kini kujdes kur përdorni “atë” dhe “i cili”. “Atë” shpalos një informacion esencial në atë që quhet “fjali e thjeshtë”. “I cili” shpalos një informacion shtesë në një “fjali jo të thjeshtë”. Ja një shembull: “Unë jam i interesuar të flas me ju rreth produktit tonë të ri, i cili ka potencial për të rritur shitjet”. Fraza e dytë ofron informacion shtesë dhe nuk është esencial për të parën, kështu që “i cili” është e saktë. Në një fjali si “Kompjuterët janë produktet e vetme që ne shesim”, fraza “që ne shesim” është esenciale për t’i dhënë kuptim fjalisë. Ju nuk mund ta largoni “atë” pjesë pa humbur kuptimin e fjalisë.

Një tjetër gabim i zakonshëm është përzierja e “afektit” dhe “efektit”. Afekt nënkupton “ndikim” dhe përdoret si folje, “efekt” është një emër që nënkupton “rezultat”. Moti afekton mundësinë tonë për të udhëtuar dhe ka pasur një efekt të tmerrshëm në udhëtimin tim për në Nju Jork.

Lajmet e fundit>