Mobile

Detajet e para për iPhone 5

Apr 4 2011
0 Shpërndarje
Detajet e para për iPhone 5

Të premten mbrëma, Howard Stringer, CEO i Sony aksidentalisht ka treguar disa të dhëna  në lidhjen e re në mes të Sony dhe Apple. Ai gjithashtu përmendi që njëra nga fabrikat për sensorët e kamerave në Sendai është dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe cunami, dëmtim ky që do të vonoj sensorët për iPhone dhe iPad-ët e Apple. Fakti që ai përmendi iPhone na shtynë të besojmë që Apple është duke lënë kompaninë që aktualisht prodhon sensorët 5 megapiksel për iPhone4, OmniVision, për Sony, që tashmë ka prodhuar sensorët e parë 8 megapikselësh për kamerat e telefonave të mençur të Sony Eircsson, përfshirë edhe ata Xperia Arc.

Në muajin shtator të vitit të kaluar disa thashetheme thoshin që Samsung do të bëj një ofertë për Omnivision por asgjë nuk ndodhi dhe ndoshta kjo mund të dërgoj deri tek bashkimi i Sonyt me Omnivision. Ose ndoshta Apple po kërkon kamerat më të mira dhe më të reja që ekzistojnë në botën e telefonave të mençur.

Me gjithë komentet e fundit të Stringer, një gjë është e sigurt që iPhone 5 nuk do të jetë në treg këtë verë, por kur të arrijë do të ketë një sensor të bukur 8 megapikselësh.

 

Lajmet e fundit>