Internet

Detajet e para për Facebook Music

Jun 21 2011
0 Shpërndarje
Detajet e para për Facebook Music

altNdoshta jo për momentin, por në të ardhmen pritet që Facebook të ofroj edhe shërbimin e tij muzikor, që si zakonisht do të shërbente për të ndarë shijen dhe preferencat muzikore me miqtë tuaj në Facebook.

Ky shërbim i ri i Facebook ashtu siç pritej do të përfshinte shërbimin Spotify, së bashku me shërbimet tjera shtesë.

Për momentin këto janë vetëm thashetheme, por Om Malik nga GigaOM thotë që ka hasur në informata të thella për shërbimin e ri të Facebook. Sipas tij luajtja e këngëve do të jetë e kontrolluar drejtpërdrejt nga Facebook, me butonat bazik Play dhe Pause afër ikonës për bisedë. Përdoruesit të cilët abonohen në Spotify, dhe shërbimet tjera të ngjashme, në anën e majtë të llogarisë së tyre në Facebook do të shohin një kolonë të quajtur Music, që do të ju dërgoj tek pulti i muzikës.

Në këtë pult, përdoruesit do të shohin se çfarë po dëgjojnë miqtë e tyre në këtë moment dhe çfarë këngë kanë dëgjuar më herët. Nëse përdoruesi ka një këngë të rekomanduar apo të listuar në profilin e tij apo të saj, do ti shfaqen njoftime kur miqtë tuaj të dëgjojnë po atë këtë. Ky pult do të shfaq edhe rekomandimet muzikore nga miqtë dhe këngët e albumet më të dëgjuara nga ata dhe miqtë e tyre.

Pra, nëse kjo informatë del të jetë e saktë atëherë mund të themi Facebook do të shkoj një hap më larg me integrimin se sa Spotify dhe shërbimet e tjera të ngjashme. Në vend që thjesht të ofroj mundësinë për të ndarë me përdoruesit tjerë këngët që dëgjon përdoruesi për momentin, ata mund të ndajnë edhe tërë historinë e këngëve të dëgjuara. Kjo mund të jetë e dobishme për ata që çmojnë shijet e tyre në muzikë, por gjithashtu mund të jetë pak e bezdisshme për ata që kanë dëshirë të mbajnë private preferencat e tyre muzikore.

Mbetet të shohim se a do të ketë sukses apo do të dështoj kjo strategji e Facebook. Por, një gjë që dihet është që me transmetimin e informatave për zakonet e të dëgjuarit të përdoruesve, Facebook hap edhe një herë çështjen e shumë debatueshme, privatësinë të cilën ofron rrjeti më i madh shoqëror në botë.

Lajmet e fundit>