Internet

Deri në fundjavë 20 milionë veta në Google+

Jul 13 2011
0 Shpërndarje
Deri në fundjavë 20 milionë veta në Google+

Google+ po rritet me ritmin e konkurrentit të tij Facebook. Edhe pse vetëm dy javë i vjetër, Google+ gjatë javës 4-10 korrik është rritur për 350%, nga 1.7 milionë në 7.3 milionë përdorues, numër që tashmë pritet të ketë kaluar 10 milionëshin, ndërsa deri në fundjavë pritet të arrij në 20 milionë përdorues sipas një studimi.

Këto shifra janë nën supozimin se Google s’do të mohoj dërgimin e ftesave për miqtë dhe regjistrimin e tyre, gjë që ka ndodhur shumë gjatë javëve të kaluara.

Këto shifra vijnë nga themeluesi i uebfaqes Ancestry.com, Paul Allen i cili zbulimet e tij i ka vendosur në Google+. Sipas tij për momentin në Google+ po regjistrohen nga 1 milionë përdorues çdo ditë duke filluar nga lançimi me 28 qershor. Facebook këto shifra kishte arritur në majën e suksesit gjatë vitit 2009, kur po rritej me nga 1 milionë përdorues për çdo ditë.

Teoria e Allenit

Allen filloi studimin e tij duke krahasuar të dhënat e Census Bureau për popullaritetin e mbiemrave amerikan me mbiemrat e përdoruesve të Google+. Pastaj ai mori një mostër nga 100 deri në 200 mbiemra të Google+ që të përcaktoj përqindjen e popullsisë së SHBA-ve në rrjetin e ri shoqëror, por ai nuk dha ndonjë shifër zyrtare për numrin e përdoruesve amerikan. Ai supozoi që për çdo përdorues amerikan ishin 2.12 përdorues jo-amerikan në Google+.

Ai vazhdon të mbaj të njëjtin model për normën e rritjes të mostrave të 100 mbiemrave më pak të zakonshëm amerikan në Google+. Ai supozon një normë rritëse të ngjashme edhe për ata përdorues amerikan, dhe e rrit për 2.12 herë për përdoruesit ndërkombëtar. Allen nuk pretendon që këto shifra janë të përkryera, por beson që janë të përafërta me shifrat reale. Sidoqoftë, është një studim interesant për matjen e përdoruesve të Google+ dhe është diçka që pritej nga një person me interesim aq të madh në gjenealogji.

Mirëpo me gjithë rritjen e Google+ akoma nuk është e qartë sa veta po regjistrohen për të përdorur shërbimin rregullisht. Në anën tjetër Facebook deklaron që ka 750 milionë përdorues aktiv, por nuk ka ndonjë përkufizim zyrtar për “përdorues aktiv” se sa shpesh përdorin rrjetin shoqëror.

Një gjë është e sigurt, Google+ ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek përdoruesit e rrjeteve shoqërore dhe për momentin është njëra ndër temat kryesore në tryezat teknologjike.

Lajmet e fundit>