Microsoft

Departamenti i Mbrojtjes në SHBA, kontratë me vlerë 617 milionë $ për Windows 8

Jan 7 2013
0 Shpërndarje
Departamenti i Mbrojtjes në SHBA, kontratë me vlerë 617 milionë $ për Windows 8

Windows 8 USAPavarësisht disa kritikave lidhur me sistemin e fundit operativ nga Microsoft-i, Windows 8 dhe pajisjet e veta shoqëruese, kompania ka arritur të lidhë një kontratë tepër të rëndësishme dhe fitimprurëse për të ardhmen e sistemit. 617 milionë $ do të paguajë Departamenti i Mbrojtjes në SHBA për t’i kaluar 75% të pajisjeve të veta në Windows 8.

Marrëveshja përfshin edhe Office 2013 dhe Sharepoint 2013 Enterprise dhe do t’u mundësojë përdoruesve të aksesojnë softuerin nga çdo vendndodhje, nga çdo pajisje e suportuar, duke përfituar nga opsionet e përmirësuara të sigurisë që Microsoft-i ofron me këto paketa të reja.

Microsoft-i ka deklaruar se kjo ishte marrëveshja “më e mirë dhe më e plotë” që ka nënshkruar ndonjëherë me departamentet qeveritare.

Departamenti i Mbrojtjes do t’i përdorë softuerët për një sërë detyrash që nga siguria kibernetike e deri tek portabiliteti.

Nga ana tjetër, gjiganti softuerik po punon për të arritur “Army Golden Master and Air Force Standard Desktop Configuration” për Windows 8. (CIO Albanian)

Tags >

windows 8
Lajmet e fundit>