Business & Management

Dënohet ekzekutivi i Apple për shitje të sekreteve tregtare

Dec 7 2014
0 Shpërndarje
Dënohet ekzekutivi i Apple për shitje të sekreteve tregtare

appleNë Kaliforni, një ekzekutiv i kompanisë gjigande Apple i cili u shiti sekretet e ndërtimit të iPhone disa prodhuesve, është dënuar me një vit burg dhe një gjobë prej 4.5 milion dollar për krimin e tij.

Paul S Devine u gjykua në një gjyq federal në San Jose këtë javë 3 vjet pasi ai ishte renditur si i dyshuari kryesor për këtë çështje. Konkretisht ai u dënua për mashtrim, konspiracion dhe pastrim parash.

Gjykata e dha vendimin e saj përfundimtar ditën e premte, por refuzoi të zbulonte se përse kjo çështje ishte zgjatur kaq shumë. Dënimi maksimal që Devine mund të merrte ishte 20 vjet burg. Kjo skemë e ngritur prej tij e bëri atë të përfitonte miliona në mënyrë të paligjshme. Krimi i tij kryesor ishte shitja e informacionit konfidencial të kompanisë përsa i përket ndërtimin të produktit me të cilin Apple identifikohet, iPhone.

Prodhuesit të cilët ai u shiti këto informacione i përdorën ato për të ndërtuar dhe sjellë çmime më të favorshme me klientët duke aplikuar kështu një konkurrencë të pandershme. Devine shërbeu si një nga menaxherët global të Apple që nga viti 2005 deri në 2010 kur dhe ai u arrestua. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>