Harduer

Demonstrim: Ubuntu në Nexus 4

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
Demonstrim: Ubuntu në Nexus 4

ubunto nexus 4Ubuntu Edge është duke synuar që të jetë për më tepër pajisje se sa vetëm për smartfonin që e keni në xhep. Qëllimi është arritja tek ndonjë pajisje e fuqishme për të shpejtuar hapin, si një PC.

Por se sa elegante është “konvergjenca” mes smartfonit dhe PC-së në një pajisje të vetme? Inxhinieri nga Canonical, Victor Palau ka ngarkuar një video për të demonstruar se si funksionon e tëra duke përdorur një Nexus 4, një kabëll Slimport HDMI dhe një monitor që duket mjaft çuditshëm.

“Edhe pse hardueri është duke marrë shumë vëmendje, është mundësia e Ubuntu Edge për të qenë telefoni juaj dhe PC-ja juaj që do të ketë ndikimin më të madh,” shprehet Palau, duke shtuar që ai ka qenë duke përdorur Ubuntu për Android në Nexus 4 e tij për më tepër se 2 muaj.

Por derisa “procesori i ngadalshëm” në Nexus 4 u çiftëzua me “cilësinë beta” të kodit të Ubuntu-s për Android nënkupton që ajo që ai e paraqet nuk është aq elegante sa versioni i produktit final, por kjo paraqet një pamje rreth thjeshtësisë se si rrëfimi rreth konvergjimit “një pajisjeje që të drejtojë të gjitha” vihet në tavolinë. (CIO Albanian)

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>