Harduer

Dell XPS 15 vjen me ndryshime, Ivy Bridge, Gorilla Glass

Jun 20 2012
0 Shpërndarje
Dell XPS 15 vjen me ndryshime, Ivy Bridge, Gorilla Glass

Në muajin mars, faqja holandeze Tweakers.net lajmëroi se Dell po punonte në disa notebook të rinj, të cilët do të ofrojnë përmirësime të dukshme për dallim nga modelet paraprake. Bëhet fjalë për modelet XPS 15. Raporti gjithsesi nuk ngeli me aq, duke vazhduar më tej dhe duke renditur disa nga modelet e mundshme të Ivy Bridge që Dell mund të përdorte. Dhe në fund u vërtetua se faqja kishte të drejtë.

Të gjitha modelet e Dell XPS 15 duket se po ndërtohen në Europë. Dell kohët e fundit nuk e përmendi këtë fakt dhe e la pas dore modelin Ivy Bridge XPS 15 në një event të përgjithshëm për festimin e 4 vjetorit të bashkëpunimit me një kompani rumune të quajtur Asesoft Distribution.

Sipas faqes rumune B1.ro, modeli i ri i XPS 15 do të ketë një ekran 15.6 inçësh, por që do të jetë i llojit Gorilla Glass, bëhet fjalë për Full HD.

Procesori do të ketë modelin Core i5-3210M (2.5GHz) ose edhe modelin tjetër Core i7-3612QM (2.1GHz), kartelë grafike Nvidia Geforce 630M GT ose 640M GT me memorje të përgjithshme deri në 2GB të VRAM. Mundësi avansimi deri ne 16GB RAM dhe zgjedhje midis 1TB HDD apo edhe 512 GB SSD. Notebook do të dalë në treg dhe do të fillojë të shitet në çerekun e fundit të këtij viti. Gjithsesi akoma nuk ka fjalë zyrtare nga Dell. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>