Investim

Dell vazhdon investimet, blen Clerityn

Apr 4 2012
0 Shpërndarje
Dell vazhdon investimet, blen Clerityn

Kompania Dell të martën njoftoi që ka blerë firmën për modernizimin e aplikacioneve, Clerity Solution. Është kjo blerja e dytë nga Dell gjatë kësaj jave. Vetëm një ditë më parë ata njoftuan për blerjen e Wyse Technology.

Termet financiare për blerjen e Clerity nuk janë publikuar, por dihet që kjo blerje do ti ofroj kompanisë Dell teknologji për aplikacionet kaluese nga sistemet e vjetra në arkitekturat e reja, përfshirë edhe platformat për hostimet cloud.

Veglat e Clerity automatizojnë migrimin e aplikacioneve në sisteme të reja duke reduktuar sasinë e ri-testimit dhe trajnimit të stafit, sipas publikimit të Dell.

Kompania e bazuar në Chicago ka rreth 70 punëtorë dhe tani e tutje do të jetë pjesë e divizionit të shërbimeve të Dell. Si konkurrentë kryesor ka pasur Micro Focus dhe CA Technologies.

Më herët gjatë javës Dell kishte blerë kompaninë për klientë-të-hollë (thin-client) harduer dhe softuer, Wyse Technology. Kjo blerje ishte një zgjerim i shërbimeve të Dell në virtualizimin e desktopëve. Desktopët virtual për krahasim me desktopët me sistemet operative dhe aplikacionet në PC, ekzistojnë vetëm në një makinë virtuale ose serverë. Në disa ambiente kjo lejon kompaninë të jetë me efiçente dhe të menaxhoj përdoruesit dhe pajisjet e tyre më sigurt.

Thin-Client është një kompjuter ose program kompjuterik që është i varur në masë të madhe nga një kompjuterë tjerë që mund të jetë edhe serveri i tij, për të realizuar operacionet tradicionale kompjuterike. Fat-Client janë kompjuterë tradicional që janë destinuar për të realizuar operacionet tradicionale vetvetiu.

Lajmet e fundit>