Harduer

Dell sfidon Apple me XPS One 27 AIO

May 31 2012
0 Shpërndarje
Dell sfidon Apple me XPS One 27 AIO

Dell paraqiti për publikun produktin e fundit XPS One 27, i cili ka ekran më të madh në kategorinë e desktopëve All-in-One. Ky produkt pritet të jetë konkurenti i iMac të popullarizuar të Apple.

XPS One 27 ka ekran 27 inçësh që mund të shfaqë imazhe me rezolucion 2560×1440. Operon me procesorët e fundit Ivy Bridge të Intel, ka deri 2TB hapësirë dhe 16GB RAM memorie. Përdoruesit mund të zgjedhin kartela grafike të veçanta për shërbime multimediale më të shpejta.

Në krahasim me iMAc të Apple, ky all-in-one vjen në treg me përparësinë kryesore për ekranin me rezolucion të lartë dhe procesorët e fundit të Intel, deklarojnë përfaqësuesit e Dell.

iMac i Apple ka ekrane 21.5 dhe 27 inçësh. Modeli 27 inçësh nis nga 1699$ dhe ka quad-core procesorë të Intel bazuar në arkitekturën pak më të vjetër të çipave Sandy Bridge të Intel.

XPS One 27 është synuar për profesionistët me natyrë krijuese, pak a shumë si iMac dhe Mac Pro i Apple. Dell ka provuar të inkurajojë profesionistët kreativë të largohen nga Mac-ët, duke zhvilluar diskutime se si të kalojnë nga Final Cut Pro e Apple për Mac në Adobe Creative Suite për Windows PC.

Ekrani i XPS nuk duket të ketë aftësitë për prekje dhe zyrtarët e Dell nuk kanë komentuar nëse do të hedhin në treg versionie të PC-ve me prekje që do të përshtateshin me sistemin operativ Windows 8. Ky sistem operativ është planifikuar për në fund të vitit dhe nga Dell kanë njoftuar që do të ofrojnë të gjitha pajisjet e përshtatshme me këtë sistem operativ.

XPS One 27 tani është në dispozicion për t’u blerë në SHBA dhe disa vende në Azi dhe gjatë javëve të ardhshme pritet të shfaqet edhe në vendet e tjera. Çmimi fillestar i XPS One 27 fillon me 1399$. /CIO Albanian/

Tags >

Dell
Lajmet e fundit>