Slider

Dell do të vazhdojë të shesë PC me Windows 7

Oct 17 2012
0 Shpërndarje
Dell do të vazhdojë të shesë PC me Windows 7

E mbani mend kur doli Windows 7 dhe Windows Vista filloi të bëhej gjithmonë dhe më i parëndësishëm? Me sa duket kjo nuk do të ndodhë midis Windows 7 dhe 8.

Dell ka pranuar se do të vazhdojë të shesë PC të reja me Windows 7 edhe pas 26 tetorit, data e daljes së Windows 8. PCWorld.com raporton se sipas Alison Gardner, Dell do të vazhdojë me zhvendosjet e konsumatorëve nga Windows XP në Windows 7.

Për ata persona me biznese, Dell do të ofrojë instalime akoma më të mira dhe më me precizion. Kompania gjithashtu rekomandon kompanitë e mëdha që mos ta bëjnë ndryshimin nga Windows XP në Windows 8, vetëm në rast se u duhen PC me touchscreen.

Microsoft-i nuk ka lajmëruar ndonjë datë për ndalimin e shitjeve të PC-ve të reja me Windows 7

Divizioni Alienware i Dell, i cili ofron PC për lojëra, do të ofrojë gjithashtu opsionin e instalimit të Windows 7 edhe pasi të kenë marrë Windows 8 pas 26 tetorit.

Deri tani Microsoft-i nuk ka lajmëruar për një datë nga partnerët e tij për ndalimin e shitjeve të PC-ve të reja me Windows 7.

Microsoft-i i lejoi kompanitë të shesin PC me Windows XP deri në tetor të 2010, ndërsa për Windows Vista, i cili dështoi të korrte një sukses aq të madh, ishte tetori i vitit 2011. (CIO Albanian)

Tags >

Dell
Lajmet e fundit>