Investim

Dell blen AppAssure

Feb 28 2012
0 Shpërndarje
Dell blen AppAssure

Dell të premten deklaroi që ka blerë firmën për rezervim softueri, AppAssure. Ky mendohet të jetë hapi i parë në një seri të gjatë blerjesh pas vendosjes së John Swainson në krye të divizionit të ri për softuer.

Analistët kanë parashikuar që Swainson, i cili është një veteran i IBM dhe ish-CEO i CA Technologies, do të ndërtoj portofolin e Dell me një fokus në menaxhimin e sistemeve dhe shërbimeve cloud. Blerja e AppAssure përshtatet me këtë strategji.

Teknologjia e AppAssure ofron rezervim (backup) dhe rikthim nëpër ambiente virtuale, fizike dhe cloud. Kjo përfshin përkrahjen edhe për platformat virtuale të VMware dhe Hyper-V të Microsoft, dhe gjithashtu ka produktet e veta të shënjuara për Microsoft Exchange, SharePoint, SQL Server dhe desktop Windows-i.

AppAssure është e vendosur në Virginia, dhe ka rreth 230 punëtorë të cilët do të vazhdojnë punën edhe pas blerjes nga Dell. AppAssure konkurron me kompanitë si Axcient dhe Veeam.

 

Lajmet e fundit>