Business & Management

Defektet e Facebook dhe efektet e gjithanshme

Jun 2 2012
0 Shpërndarje
Defektet e Facebook dhe efektet e gjithanshme

Siç edhe mund të keni dëgjuar deri tani, shumë përdorues kishin probleme me ngadalësimin e Ueb faqes së Facebook, apo nuk kishin mundur t’i qasen fare. Të dhënat tregojnë se faqja kishte probleme me defekte sporadike për rreth tre orë rresht, duke filluar nga ora 11 e natës të enjtën e gjer në orën 2 të mëngjesit të së premtes.

Por ajo për të cilën nuk është raportuar, është se dhimbja e Facebook ishte ndier edhe nga shumë faqe tjera.

Steven Tack, shef i teknologjisë për Compuware APM Solutions, që ofron vegla për matje të performancës së aplikacioneve për mijëra Ueb faqe, thotë se të dhënat e kompanisë së tij tregojnë që defektet e Facebook kishin efekte të gjithanshme, duke zvogëluar numrin e vizitorëve dhe duke e ndikur negativisht shpejtësinë e shumë faqeve të lajmeve dhe shitjeve.

Shkaktari: butoni Like.

Tack tregon se shumica e Ueb faqeve përmbajnë elemente nga shumë domenë- së paku 10, dhe nganjëherë deri në 20 apo 30 sosh. Materiali nga këta domenë përfshinë shumë gjëra si: kartela blerjeje, analiza të Uebit, rrjete dhe përmbajtje të reklamave apo aplikacione nga faqet e tjera. Në rastin e butonit Like, kodi që gjeneron shfaqjen e tij në shumë faqe, është i vendosur në serverët e Facebook. Prandaj, ky ishte rasti që afektoi edhe Ueb faqet tjera dhe jo vetëm atë të Facebook.

Thënë me një fjalë, kur Facebook teshtiu mbrëme, atëherë gripi kapi tërë Uebin. Tack thotë që së paku 5,000 konsumatorë të tij ishin afektuar nga problemi i Facebook. (Dhe sigurisht, që ka pasur edhe shumë faqe tjera që nuk janë konsumatorë të Compuware APM.).

Tack shton se disa Ueb faqe kanë aftësi për t’u shkëputur nga lidhjet me faqet tjera që kanë probleme teknike të cilat zvogëlojnë performancën e faqes. Por jo të gjitha e kanë këtë aftësi. Problemi kryesor këtu qëndron se kur konsumatori përjeton ulje të shpejtësisë, atëherë nuk ka asnjë mundësi në këtë botë që ai ta dijë se problemi është me butonin Like të Facebook; ai thjeshtë mërzitet dhe ikën nga Ueb faqja juaj.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh ky fenomen. Tack thekson se probleme të ngjashme ka pasur edhe tetorin e kaluar. Dhe sigurisht se ky problem nuk do të jetë i fundit. Mirëpo, ky incident vë në pah të vërtetën e varshmërisë së Uebit- si dhe brishtësinë e tij që mund ta paramendoni si një zingjir furnizimi të Uebit, manifestimin virtual të asaj që ndodh në botë, le të themi, vërshimet në Tajlandë zvogëluan prodhimin e hard disqeve, duke reduktuar kështu aftësinë e prodhuesve të kompjuterëve për të prodhuar mallra, dhe në të njëjtën kohë duke zvogëluar kërkesën për mikroprocesorë të Intelit. Dhe kjo nënkupton që kur u sulmua faqja e Facebook- pa marrë parasysh a është shkaktuar nga hakerët apo jo- zhurma është ndier gjithandej. (CIO Albanian)

Më poshtë janë disa grafika të cilat paraqesin rënien e vizitorëve si dhe perfomancës gjatë këtij problemi në Facebook.

 

 

Lajmet e fundit>