Siguri

DDoS sulmuesit përqendrohen tek rrjetet IPv6

Feb 21 2012
0 Shpërndarje
DDoS sulmuesit përqendrohen tek rrjetet IPv6

Cyberkriminelët kanë filluar të lançojnë sulme DDoS kundër rrjeteve që transmetojnë të dhëna në IPv6.

Edhe pse kjo teknologji akoma nuk është duke u përdorur me të madhe, sulmet tashmë kanë filluar. Për më tepër sipas agjencisë Arbor Networks, sulmet e para janë regjistruar në vitin 2011, por incidente të tilla kanë mbetur të radha pasi ato nuk janë ekonomikisht të volitshme për kriminelët.

Disa kompani kanë parashikuar rritje të trafikut për 100% në rrjetet e tyre IPv6 gjatë 12 muajve të ardhshëm, por këto ndryshime do të jenë të pavërejtura në krahasim me trafikun total.

Shumica e organizatave akoma janë ngurruese për ndryshimin e versionit të IP protokolleve për arsye se pajisjet e tyre të sigurisë dhe analizës së trafikut nuk janë tërësisht të pajtueshme me teknologjinë IPv6.

Në një sondazh të Arbor Networks, 65% e respodentëve deklaruan që shqetësimi kryesor i tyre mbetet mungesa e pajisjeve për barazi ndërmjet teknologjive IPv4 dhe IPv6, derisa për 60% e respodentëve shqetësimi kryesor është pamundësia për të analizuar si duhet trafikun në teknologjinë IPv6.

Lajmet e fundit>