Data Center

Data Mining dhe zëvendësimi i saj me analizat parashikuese

Mar 28 2011
0 Shpërndarje
Data Mining dhe zëvendësimi i saj me analizat parashikuese

altDisa fjalë për Data Mining

Data Mining do të thotë mihje e të dhënave dhe paraqet fushën në të cilën bëhen kërkime mbi të dhënat e një kompanie apo korporate për të gjetur ata që quhen çelësat e biznesit.Për të hulumtuar këto gjëra ne patjetër duhet të ndjekim ndryshimin historik të të dhënave në bazën e të dhënave dhe mbi këto ndryshime të krijojmë modele matematikore dhe analitike qe t’i përshtaten kallëpit të vet.

Ardhmëria e Data Mining

Ardhmëria e Data Mining shtrihet pa dyshim në analizat parashikuese. Inovacionet teknologjike në Data Mining nga viti 2000 kanë qenë të paimagjinueshme dhe japin shpresë për një konsolidim dhe stabilizim të analizave parashikuese.

Dallimet, risitë dhe tiparet e reja të viteve të fundit kanë qenë të pamëshirshme ndaj Data Mining, duke filluar nga stuhia e krizës financiare botërore.

Megjithatë, zhvillimi i analizave parashikuese është mbështetur nga shërbimet profesionale, aplikacionet analitike financiare dhe aplikacionet vertikale fitimprurëse të konsumit të gjerë, të telekomunikacionit, të udhëtimit dhe kohës së lirë dhe kërkesat e lidhura me analitikën kanë qenë gjithmonë të paevitueshme.Suksesi i analizave parashikuese është rritur me sukses në aplikimet për të mbështetur rekomandimet e konsumatorëve, vlerat e konsumatorit dhe menaxhimin, optimizimin e fushatës së biznesit dhe zbulimin e mashtrimeve.Analizat parashikuese duhet të përdoren për të njohur segmentet e konsumatorëve dhe për të parashikuar sjelljen e tyre dhe të produkteve dhe parashikimin e kërkesës dhe dinamikën e lidhur me tregun.

Analizat duhen të jenë realiste në lidhje me kompleksitetin dhe mendjemprehtësinë e biznesit, në raport me përpunimin statistikor dhe teknologjinë e informacionit si mbështetje dhe për ndjeshmërinë e modelit, që të rezultojë si parashikues, por asnjëherë si supozim në lidhje me kufijtë e analizave parashikuese. Shpesh ndodhin përparime në zbatimin e mjeteve dhe metodave analtike për mundësi të reja tregtare.

Shpresat e paplotësuara: Përveç stuhisë katastrofale dhe një periudhe të vështire ekonomike, tani e përmirësuar në njëfarë mase, një arsye tjetër pse teknologjia Data Mining nuk ka realizuar dot premtimin e saj është se “miniera e të dhënave” është një term i paqartë dhe konfuz; nuk përputhet sa duhet me të dhënat e profilizimit, të dhënat e magazinimit dhe aksesin në analizën e të dhënave si përpunimi online analitik (OLAP) dhe aplikacionet e ndërmjetme analitike.

Në kohën e botimit të suksesshëm në WSJ (shih artikullin në faqe të parë të Wall Street Journal, “Lucky Numbers: Casino Chain Mines Data on Its Gamblers, And Strikes Pay Dirt” by Christina Binkley, 4 maj, 2000), kjo ka qenë një thikë me dy tehe.Rezultate të tilla kanë tërhequr një sërë imituesish me pretendime, zgjidhje dhe produkte që në fund të fundit u privuan nga premtimet. Premtimet e ndërtuara mbi metaforë minierash zakonisht janë krijuar për të tingëlluar si para të lehta: “Ari është nën ato kodra”. Kjo ka sjellë dilemat e zakonshme, mesazhet që kanë hutuar shitësit, hiperbolat në shtyp dhe pritjet e paplotësuara nga punonjësit e ndërmarrjeve.

Qëllimet e përbashkëta: Qëllimet e të dhënave të depozitimit, minierat e të dhënave dhe prirja e analizave parashikuese mbivendosen. Të gjithë synojnë të kuptojnë sjelljen e konsumatorit, të parashikojnë ngarkesën e produktit, menaxhimin dhe ndërtimin e markës, ndjekjen e performancës së klientëve ose të produkteve në treg dhe të të ardhurave në rritje të transformuara nga të dhënat në informata dhe informacioni në njohuri. Megjithatë, ata nuk mund të zëvendësohen komplet me njëri-tjetrin. Në fund të fundit, rruga e analizave parashikuese shtrihet nëpër minierën e të dhënave, por kjo e fundit është si prindi i cili duhet të hiqej mënjanë për të lënë fëmijën e tij të zhvillojë potencialin e tij të plotë. Kjo nuk është një analizë e tendencave, por një manifest në analizën parashikuese.

Megjithatë, ky rreth ka moton e vërtetë, “miniera e dhënave vdiq! jetë të gjatë analizave parashikuese!”. Qendra e projektimit për cutting-edge teknologji dhe rezultate komerciale për përparimin e biznesit ka kaluar nga të dhënat e depozitimit dhe të minierave në ato të analizave parashikuese. Nga perspektiva e tyre, bizneset përdorin metoda të ndryshme. Ato janë pozicionuar në vende të ndryshme në hierarkinë e teknologjisë. Së fundi, ato janë në faza të ndryshme të rritjes në ciklin e jetës së teknologjisë së inovacionit.

(Artikulli është vazhdimësi e temës së trajtuar për Data Mining të botuar në numrin e shkurtit të revistës CIO)

Lajmet e fundit>