Technology

Danimarka, vendi i parë në botë që dërgon ambasador në Luginën e Silikonit

Jun 19 2017
0 Shpërndarje
Kjo do ta ndihmojë Danimarkën të kuptojë impaktin e vërtetë të ndryshimeve të shpejta në teknologjinë dixhitale si dhe promovuar vlerat dhe interesat e saj. Danimarka, vendi i parë në botë që dërgon ambasador në Luginën e Silikonit Photo Source: Reuters

Firmat kryesore të teknologjisë në Luginën e Silikonit peshojnë më shumë në skenën globale sesa shumë shtete të botës dhe si rezultat marrëdhëniet diplomatike me këtë kompani bëhen çdo ditë edhe më të rëndësishme tha ambasadori i parë i një kompanie të tillë.

I përzgjedhur nga Ministria e Jashtme e vendit të tij për pozicionin “techplomat”, Casper Klynge do të jetë ambasadori Danez i cili do të vendosë lidhjet mes vendit të tij dhe kompanive si Facebook, Apple dhe Alphabet.

“Ne do të vijojmë të bëjmë diplomaci tradicionale me vende e organizata, por gjithashtu kemi filluar të konsiderojmë marrëdhëniet me kompanitë e mëdha teknologjike,” tha Klynge për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kjo do ta ndihmojë Danimarkën të kuptojë impaktin e vërtetë të ndryshimeve të shpejta në teknologjinë dixhitale si dhe promovuar vlerat dhe interesat e saj.

“Nëse shikoni përfshirjen dhe rëndësinë e këtyre kompanive, kuptoheni se ato kanë një influencë më të lartë sesa shumë vende të botës,” vijoi ai.

GDP-ja e Danimarkës në 2016-ën ishte 310 miliard dollar, duke qëndruar mes Facebook me 437 miliard dollar dhe Oracle me 185 miliard dollar. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>