Aplikacione

Dalja publike e Snapchat mund të kapë vlerën e 25 miliard dollarëve

Oct 7 2016
0 Shpërndarje
Dalja publike e Snapchat mund të kapë vlerën e 25 miliard dollarëve

Kompania partnere e aplikacionit Snapchat po përgatitet për një dalje publike e cila pritet të vlerësojë kompaninë me plot 25 miliard dollar raportoi Wall Street Journal.

Snap, e cila menaxhon aplikacionit me anë të cilit përdoruesit dërgojnë foto dhe video të cilët zhduken pas disa sekondash, synon të shesë një pjesë të aksioneve përpara muajit Mars.

Kjo do të shënonte daljen më të madhe publike të një kompanie teknologjike, një titull që aktualisht e mban Alibaba. Raporti i Wall Street Journal mbështetet fuqishëm nga një raport i dytë i The Information muajin e kaluar.

Lajmi vjen në një kohë kur dy daljet e shumpritura publike të Box dhe Square zhgënjyen pritshmëritë e Wall Street dhe investitorëve, kompani të cilat aktualisht janë poshtë vlerës së daljes publike. (CIO Albanian)

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>