Harduer

Dalin në treg tabletat e para me çipin Oak Trail të Intelit

Jun 6 2011
0 Shpërndarje
Dalin në treg tabletat e para me çipin Oak Trail të Intelit

altTabletat e para të bazuara në çipin e Intel-it me emrin kodues Oak Trail kanë filluar të jenë të pranishme në treg që nga fundi i javës së kaluar, me modelet fillestare të dedikuara për bizneset.

Tableta Q550 e Fujitsu-s dhe CL900 e Motion Computing kanë procesorin e Intel Z670 dhe sistemin operativ Windows 7 të Microsoft. Tabletat kanë ekrane prej 10.1 inçëve dhe ofrojnë deri në tetë orë kohëzgjatje të baterisë.

Prezantimi i punës në prototipat e tabletave me Oak Trail është bërë në janar në panairin Consumer Electronics Show në Las Vegas, dhe çipi zyrtarisht është lajmëruar në prill. Kompanitë përfshirë Acer dhe Toshiba kanë prezantuar tabletat e tyre të bazuara në këtë çip në panairin Computex javën e kaluar në Tajvan.

Procesori një bërthamësh Z670 punon në shpejtësi prej 1.5GHz, dhe ka veti të vendosura në çip, si dekodimi i videove 1080p. Pos sistemit operativ Windows, çipi punon edhe me sistemin operativ Android 3.0 të Google, dhe sistemin operativ MeeGo të Intel.

Tabletat kanë veti specifike të sigurisë që mund t’i bëjnë ato joshëse për biznese. Tableta e Fujitsu-s ka lexues gishtash, ndërsa pajisja e Motion Computing ka softuerin Computrace Complete të Absolute Software, që ndihmon në gjetjen e tabletave të humbura. Të dyja tabletat përmbajnë platformën TPM 1.2 (Trusted Platform Management), një kriptografi e bazuar në harduer dhe teknologji identifikuese me qëllim të rritjes së sigurisë.

Tabletat Oak Trail do të garojnë me iPad-in e Apple i cili po has në interesim të shtuar nëpër ndërmarrje. Sidoqoftë, analistët kanë deklaruar që iPad më shumë është i përshtatshëm për konsumatorët individual, përderisa tabletat Oak Trail do të përshtaten në infrastrukturat IT me gatishmëri të punojnë me aplikacionet ekzistuese të Windows ose Linux.

Tabletat kanë hapësirë SSD dhe porta për USB dhe HDMI (high-definition multimedia interface). Ato gjithashtu kanë kamera para dhe mbrapa, aftësi për lidhje Wi-Fi, dhe gjithashtu kanë opcionin për përkrahjen e komunikimeve 3G.

Q550 e Fujitsu-s peshon 400 gram, ka çmim prej 729$ dhe shpërndahet në mbarë botën. CL900 e Motion Computing ka diku rreth 600 gram, me çmim fillestar 899$ dhe shpërndahet në SHBA, Australi, Zelandë të re, Belgjikë, Francë, dhe Gjermani.

Lajmet e fundit>