Investim

Coursera tani me mbi 200 kurse për mbi 1.3 milionë studentë

Sep 22 2012
0 Shpërndarje
Coursera tani me mbi 200 kurse për mbi 1.3 milionë studentë

Coursera lajmëroi që 17 universitete të reja kanë nënshkruar marrëveshje me ndërmarrjen për teknologjinë e edukimit për të sjell kurset online falas, në fushën e mjekësisë, shkencave humane, matematikës etj.

Shtimi dyfishon numrin e shërbimit të shkollave të mbështetura.

Coursera tani mban më tepër se 200 kurse nga 33 universitete, duke arritur kështu 1.3 milionë studentë në mbarë globin.

Ja lista e shkollave të reja që janë shtuar gjatë ditës së mërkurë

· Kolegji i Muzikës Berklee

· Universiteti Brown

· Universiteti Columbia

· Universiteti Emory

· Universiteti Hebraik i Jerusalemit

· Universiteti i Hong Kongut për Shkencë dhe Teknologji

· Shkolla e Mjekësisë e Malit Sinai

· Universiteti i Shtetit të Ohios

· Universiteti i British Columbia

· Universiti i Kalifornisë, Irvine

· Universiteti i Floridës

· Universiteti i Londrës

· Universiteti i Melburnit

· Universiteti i Pittsburghut

· Universiteti Vanderbilt

· Universiteti Wesleyan

Coursera u lëshua në muajin prill dhe vetëm pas katër muajve arriti të ketë 1 milionë studentë. Që nga debutimi i vet, Coursera thotë që ka “shpejtuar drejt misionit që ka për të edukuar miliona persona në mbarë botën, duke ndërtuar sisteme me komunitete bashkëpunuese kuptimplote dhe duke vendosur teknologjitë e avancuara për të mbështetur të mësuarit online.”

Kjo mund të duket si një interpretim i thjeshtë, pasi Coursera ofron më tepër se vetëm ligjërata, duke përfshirë takime përgjatë 1 000 qyteteve në botë, mijëra forume të komunitetit, e po ashtu edhe rrjete të organizuara nga profesorë dhe studentë.

Për studentët, përfitimet janë të dukshme, por madje edhe vetë profesorët mund të përfitojnë pasi që e shpërndajnë dijen e tyre me një publik më të madh: duke hulumtuar metoda të reja të të mësuarit në klasë dhe duke grumbulluar reagime të vlefshme nga studentë të ndryshëm.

“Ne vendosëm që ta bëjmë edukimin të qasshëm nga çdokush në mbarë botën dhe shikimi i ardhjes në jetë të vizionit tonë ka qenë një përvojë e pabesueshme,” -ka thënë në një deklaratë CEO i Coursera, Daphne Koller.

“Me shtimin e institucioneve të jashtëzakonshme, me mendim të përparuar që po vijnë sot në bord, ne jemi krenarë që ofrojmë një përvojë madje më të larmishme për studentët tanë.”

Se çfarë ka më pas, Coursera nuk e ceku, por ndërmarrja natyrisht që është duke planifikuar kurse të reja gjatë muajve të ardhshëm, kështu që mund të presim shtimin e universiteteve të reja. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>