Harduer

Cooler Master lanson serinë Silent Pro M2

Jul 4 2012
0 Shpërndarje
Cooler Master lanson serinë Silent Pro M2

Cooler Master, krijuesi i shtëpizave, ventilatorëve dhe pajisjeve periferike, ka lansuar serinë e furnizuesve të energjisë Silent Pro M2. Duke e vazhduar aty ku ka mbetë, Cooler Master thotë se ka krijuar përmirësime në çdo aspekt të PSU, duke përfshirë këtu një bord 3.3v DC-toDC që rrit energjinë dhe vendos kapacitete të cilësisë së lartë.

Seria e Silent Pro M2 është e disponueshme në 620W, 720W dhe modele 1500W, ku secila prej tyre ofron sasi më të madhe amperësh sesa modelet paraprake. Çdo model është zgjedhur që të ketë ndërtim +12V, e cila përcjellë 55A dhe 70A në 12V1 dhe +12V2 respektivisht.

Karakteristikat tjera përfshijnë punën pa zhurmë, filtrin e dyfishtë EMI dhe garancionin 5 vjeçar. Cooler Master, nuk ka dhënë asnjë informacion rreth çmimit të pajisjes. E vetmja gjë që ka konfirmuar është se pajisja të jetë e disponueshme këtë muaj. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>