Internet

Computacenter ka lançuar një shërbim të ri cloud e-mail

Feb 23 2011
0 Shpërndarje
Computacenter ka lançuar një shërbim të ri cloud e-mail

Shërbimi i ri cloud e-mail i kompanisë Computacenter (C3) është i dizajnuar për të reduktuar koston dhe kompleksitetin e shërbimit cloud. Sipas CTO Matt Lovell të Computacenter, produkti ka për qëllim të përmirësojë mënyrën se si ofrohet cloud.“Ne jemi duke adresuar të gjitha brengat që kanë kompanitë: sa kushton dhe si ta marrim këtë shërbim. Fakti është se kompjuterika cloud është një udhëtim dhe pyetjet që kompanitë parashtrojnë është se si ta fillojnë këtë udhëtim.” Duke u bazuar në një anketë të Computacenter, ai tha se 91 për qind e kompanive kanë nevojë për cloud brenda organizatave të tyre.

“Ato dëshirojnë që shërbimi të jetë i lehtë sepse shërbimi është çelësi kyç për të nisur këtë udhëtim.” C3Mail bazohet në Exchange të Microsoft (MSFT) dhe sipas Computacenter, ai do të jetë i disponueshëm në 99.9 për qind të kohës. Produkti ofron menaxhim të shërbimit e-mail, duke përfshirë edhe pronësinë e infrastrukturës, sigurinë, migrimin dhe administrimin e përdoruesve.

 

Sipas anketës, vendimmarrësit e IT-së pajtohen se e-maili do të ishte një aplikacion ideal që organizatat duhet ta kenë kur të ndërmarrin hapat e parë drejt cloud. Pesëdhjetë e pesë për qind e të anketuarve pajtohen që kompanitë e tyre kanë përfitime të fuqishme nga cloud e-mail përmes teknologjisë cloud dhe 61 për qind e tyre presin që organizatat e tyre të përdorin e-mail në cloud privat brenda tre vitesh. Lovell shtoi se disa organizata do të mund ta adoptojnë C3mail në tërë organizatën e tyre, kurse të tjerat do të mund ta përdornin atë sipas disa përshtatjes së tyre. “Do të ketë njerëz të cilëve do t’u përshtatet shumë, kurse të tjerëve jo, kështu që nuk do të jetë shërbim i duhur për ta. Gjëja më e rëndësishme është të kemi një afrim të mirë.” Ai shtoi se C3mail ishte pjesa e parë e ofertave cloud të Computacenter dhe se “në të ardhmen do të lançojnë C3 Collaboration, ndërsa C3 Client dhe C3 Datacentre do të vijnë më vonë gjatë vitit të ardhshëm”.

Lajmet e fundit>