Karriere

CNN zgjedh Tim Cook si CEO-n më të mirë të vitit 2014

Dec 24 2014
0 Shpërndarje
CNN zgjedh Tim Cook si CEO-n më të mirë të vitit 2014

tim-cook-bono-finger-bangShefi ekzekutiv i kompanisë gjigande Apple, Tim Cook është pozicionuar në krye të listës së CEO-ve më të mirë për vitin 2014 renditur nga CNN. Nëse dëshironi të shikoni listën e plotë nga CNN, atë mund ta gjeni këtu.

Organizata mediatike tha se Cook është gjithashtu drejtori ekzekutiv me punën më të vështirë në Amerikë. Ai përballet çdo ditë me skepticizmin në dyshimin rreth aftësive të tij për krijimin e ideve inovatore pa Stive Jobs.

Gjithsesi, Tim Cook i ka provuar të gjithëve që është një CEO i mire, me një sërë arritjesh si me lançimin e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, shërbimin e pagesave ApplePay si dhe orën inteligjente e cila pritet të dalë në treg në fillim të vitit 2015. Në këtë mënyrë, ai e ka rritur me 40% stokun e këtij viti të kompanisë Apple.

Por CNN nuk është e vetmja që e ka nderuar Tim Cook me një çmim, pasi në fillim të këtij muaji ishte edhe Financial Times, e cila e vlerësoi atë me titullin “Person of the Year” (“Personi i Vitit”). (CIO Albanian)

Tags >

CEO
Lajmet e fundit>