Business & Management

Çmimi i lirë mund të jetë suksesi i tabletit të Microsoft

Jun 20 2012
0 Shpërndarje
Çmimi i lirë mund të jetë suksesi i tabletit të Microsoft

Analistët thonë se nëse Microsoft dëshiron të korr sukses me tabletët e vet të rinj Surface, atëherë ndërmarrja duhet të mendoj seriozisht rreth çmimit të pajisjes.

Microsoft tha që do të lëshoi versionin Windows RT të Surface me çmimet në linjë me makinat Windows RT nga prodhuesit si Asustek Computer. Asus ka treguar për një tablet Windows RT, por nuk ka zbulur të dhëna rreth çmimit ose debutimit të tabletit.

Microsoft, deklaroi se versioni Windows 8 Pro i Surface do të ketë çmimin e njëjtë me linjën e ultrabookëve të fuqizuar nga Intel. Duke u bazuar në këtë informacion, analistët janë të mendimit që çmimi i Windows RT Surface mund të shkoj deri në 600 dollarë, kurse çmimi i Windows 8 Pro më shumë se 700 dollarë, dhe mbase edhe më shtrenjtë.

Të dyja çmimet janë të larta dhe të papërballueshme për xhepin e shumicës së konsumatorëve, thonë analistët.

Jack Gold, analist në J. Gold Associates, tha se 600 dollarë për një tablet Windows RT Surface do të mund të ishin një fillim jo i mbarë. “Edhe 500$ mbase do të ishte shumë shtrenjtë, edhe nëse në këtë çmim përfshihet tastiera dhe korniza prej magneziumi, tha ai.

“Unë mendoj që versioni Windows RT duhet të kushtoj rreth 400$, në mënyrë që të jetë në gjendje të garoj me iPadët e vjetër dhe pajisjet e reja Android,” shtoi ai. iPadi i ri ka çmimin prej 499 dollarësh. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>