Business & Management

Çmimi i aksioneve të Amazon pëson ulje

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Çmimi i aksioneve të Amazon pëson ulje

_78491076_tv024442245Gjiganti i shitjeve me pakicë online Amazon ka raportuar një humbje prej 437 milionë dollarë gjatë tremujorit të tretë të vitit, që është një ngritje në krahasim me 41 milionë dollarë të humbjeve gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar.

Amazon po ashtu tha që priste të raportonte një humbje më të madhe se sa që kishte pritur në periudhën tremujore. Investitorët për një periudhë të gjatë kanë qenë duke menduar se kur Amazon do të kthejë të hyrat e veta në fitime për aksionarët.

Amazon ka shpenzuar shumë në nisma të ndryshme të reja, duke përfshirë shërbimin e vet të shitjes së gjërave ushqimore Amazon Fresh në SHBA dhe blerjen prej 1 miliard dollarësh të faqes në të cilën bëhen transmetime të video lojërave, Twithc. Kjo ka dëmtuar fitimet e kompanisë, ku shpenzimet operative janë rritur në 21.1 miliardë dollarë, në krahasim me 17.1 miliardë dollarë vitin e kaluar. Investitorët kanë qenë tolerantë për politikën e Amazon-it për ri-investim të fitimeve në kompani. Por durimi mund të jetë pakësuar në muajt e fundit. Aksionet në kompani kanë rënë për pothuajse 20 për qind që nga fillimi i këtij viti.

Në një deklaratë shoqëruese për fitimet e veta, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Amazon, Jeff Bezos zgjodhi që të përqendrohet në ofertat për fundvit nga kompania, gjatë periudhës së rëndësishme gjatë ditëve të krishtlindjeve. “Teksa bëhemi gati për këtë sezon të ardhshëm të festave, ne jemi të përqendruar në lehtësimin e përvojës së konsumatorëve dhe me më pak stres se sa kurdo herë më parë,” tha ai. (CIO Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>