Harduer

Çmimet e pajisjeve SSD-ve vazhdojnë të bien

Dec 22 2012
0 Shpërndarje
Çmimet e pajisjeve SSD-ve vazhdojnë të bien

SSDQë prej vitit 2010, çmimet e solid state drive (SSD) kanë rënë me 300%, duke kapur këtë vit çmimin e 1 $ për gigabyte.

Pas rënies me 20% vetëm gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012, çmimet e SSD-ve ranë edhe 10% në gjashtëmujorin e dytë të vitit, sipas të dhënave nga IHS iSupply.

Ofertat më të mira për SSD-të aktuale në treg konsiderohen ato që shiten me 80 – 90 cent për GB, edhe pse në disa raste çmimet kanë qenë edhe më të ulta, sipas Ryan Chien, analist i hapësirave ruajtëse në IHS SSD. Arsyeja kryesore e rënies së çmimeve për NAND flash memory është oferta e tepërt.

Megjithatë prodhuesit kanë filluar të koordinohen tashmë me kërkesën dhe çmimet kanë filluar të stabilizohen, shprehet Chien. Dynamite Data, kompani që ndjek online tregtinë elektronike, shprehet se ka monitoruar çmimet dhe gjendjen stok të mbi 600 SSD-ve në qindra ofrues gjatë tre viteve të fundit.

Ishte kjo kompani që në muajin gusht postoi në blogun e vet atë që e quajti arritjen e vitit për SSD-të, kur çmimi për GB ra në 1 $.

Çmimi mesatar në vitin 2010 ishte 3 $ për GB ndërsa kapaciteti për to rrallë herë kalonte mbi 128 GB.

Edhe kompani të ngjashme me Dynamite Data, si për shembull DRAMeXchange, kanë raportuar të dhëna të njëjta lidhur me rënien e çmimeve. Në muajin nëntor, DRAMeXchange deklaroi se çmimet ishin ulur me 24% vetëm gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, cilësia e SSD-ve është përmirësuar nga viti 2009 duke rritur performancën, rezistencën dhe sigurinë e tyre. (CIO Albanian)

Tags >

ssd
Lajmet e fundit>