Business & Management

Çmimet e larta të iPhone-ëve të rinj stepin investitorët, bien aksionet e Apple

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
Çmimet e larta të iPhone-ëve të rinj stepin investitorët, bien aksionet e Apple

Phil Schiller, senior vice president of worldwide marketing for Apple Inc, talks about the pricing of their new products at Apple Inc's media event in CupertinoMesa duket smartfonët e rinj të Apple vazhdojnë të kenë çmim të lartë, sipas investitorëve, të cilët mendojnë se ato mbeten gjithsesi të shtrenjta në tregje si Kina.

Kompania teknologjike më e vlefshme në botë, Apple, mund të ketë humbur një mundësi të mirë për të prezantuar smartfonë me çmim të ulët në tregje gjigande si ai i Kinës, ku kompani si Samsung apo Huawei zenë pjesën më të madhe të tregut.

iPhone 5C, edhe pse plastik, do të shitet për rreth 730 $ në Kinë (550 $ në SHBA), u shpreh Apple. Kjo shifër është më tepër se sa të ardhurat mesatare mujore në Kinë e pothuajse sa dyfishi i smartfonëve të Samsung-ut apo prodhuesve të tjerë. Telefonët më të lirë në Kinë, ndoshta të prodhuar nga kompani si Xiaomi, kushtojnë rreth 100 $.

“Investitorët u befasuan kur panë se sa i lartë ishte çmimi i iPhone 5C, i cili synon të hyjë në tregjet në zhvillim, si ai i Kinës. Nuk bie aspak brenda diapazonit të çmimeve të konkurrentëve të Apple,” u shpreh Mark Luschini, shef i strategjisë dhe investimeve në Janney Montgomery Scott në Filadelfia.

Edhe iPhone 5S, si një smartfon “high-end”, ka zhgënjyer në Wall Street si dhe ka ringritur shqetësimet se ndoshta ditët kur Apple sillte inovacion kanë përfunduar tashmë. Smartfoni ka një skanues të shenjave të gishtave, por pavarësisht kësaj, investitorët mendojnë se një gjë e tillë është shumë pak dhe jo e mjaftueshme për ta bërë iPhone 5S fituesin e garës.

“Nuk u prezantua ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Thjesht skanuesi i gishtave dhe ngjyrat. Ndryshimet e mëdha si ekrani më i madh apo karakteristika mahnitëse mesa duket nuk janë ende gati. Lançimi kishte më pak gjëra nga sa pritej nga një kompani që ka reputacionin më të lartë në befasimin e konsumatorit,” u shpreh Luschini. Aksionet e Apple ranë me 5.4% në Nasdaq këto dy ditë. Gjithsesi, ato vazhdojnë të jenë 18% më lart se shifrat në muajin korrik, periudhën kur filluan spekulimet e mëdha mbi iPhone-ët e rinj. (CIO Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>