Business & Management

Çmimet e HDD-ve do i kthehen normalitetit në 2013

Jul 15 2012
0 Shpërndarje
Çmimet e HDD-ve do i kthehen normalitetit në 2013

Me sa duket, çmimet e HDD-ve nuk janë ulur ende në nivelet sa kanë qenë para përmbytjeve në Tajlandë. Sipas lajmeve të marra nga drejtori i Western Digitals, një nga dy kompanitë më të mëdha në prodhimin e HDD-ve, çmimet nuk do të ulen deri vitin tjetër.

Fabrikat e prodhimit punojnë pa pushim 24 orë, gjithsesi Ian Keen nga WD thotë se kompania ka ende nevojë për rikuperim nga humbjet e mëdha që pësoi nga përmbytjet në Tajlandë.

“Ka shumë kosto të shtuar këtë kohë. WD shpenzoi shuma të mëdha parash në dëmin kapital si dhe ne të mbajturit në punë të fabrikave të vjetra me rrezikun e një përmbytjeje tjetër.” Ai gjithashtu thotë se aftësistë prodhuese të kompanisë në Malajzi kanë shtuar shpenzime tjera si pasojë e përmbytjeve.

Analistët e IHS iSupply nuk janë kurrkund kaq optimistë. Në një raport në qershor iSupply tha se nuk priste që çmimet të binin në nivelet fillestare deri në 2014.

Firma gjithashtu thotë se dy prodhuesit Western Digital dhe Seagate kontrollojnë mbi 85% të tregut pas disa bashkëpunimeve të bëra në 2011, gjë e cila u jep mundësinë t’i mbajnë çmimet në nivele të larta për një periudhë edhe më të gjatë.

Në raport gjithashtu thuhej se gjatë kohës së përmbytjeve, prodhuesit fillestarë të HDD-ve kryen marrëveshje për të siguruar disponueshmëri, dhe gjithsesi këto marrëveshje i mbajtën çmimet në një nivel të lartë, diku te 20% më shtrenjtë sesa çmimet para përmbytjeve. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>