Slider

Cloud-i mund ta bëjë Amazon-in kompaninë më të madhe teknologjike

Jan 4 2013
0 Shpërndarje
Cloud-i mund ta bëjë Amazon-in kompaninë më të madhe teknologjike

Amazon cloudShërbimet cloud të Amazon-it mund ta ndihmojnë kompaninë të renditet e para në listën e kompanive më të mëdha teknologjike të botës, duke kaluar në këtë mënyrë Apple.

Këtë argument ka dhënë Andy Jassy, zëvendës presidenti i lartë në AWS (Amazon Web Services), për Sunday Telegraph në Londër.

Sipas tij, një gjë e tillë është plotësisht e mundshme.

“Me zhvendosjen e madhe drejt cloud-it, mundësitë e gjera që ofron Amazon si dhe përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin ne punojmë drejt përmirësimit të shërbimeve, kompania ka shansin të shndërrohet në më të madhen e fushës së teknologjisë në të gjithë botën.” (CIO Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>