Karriere

Çka të bëjmë kur përballemi me një shef të ri?

Feb 6 2011
0 Shpërndarje
Çka të bëjmë kur përballemi me një shef të ri?

altNuk ka asgjë më të parehatshme gjatë eksperiencës në punë sesa kur përballeni me ardhjen e një shef të ri. Nuk e kam fjalën për kalimin në një departament apo punë të re dhe përballjen me një mbikëqyrës të ri gjatë këtij procesi. Kjo mund të jetë gjë argëtuese, sepse ju jeni të emocionuar rreth detyrës së re apo promovimit në detyrë. E kam fjalën për diçka kur shefi juaj zëvendësohet.

Në këtë rast, rrallë ndodh paraqitja e një aventure. Shumica e njerëzve nuk pajtohen me ndryshimin dhe pyesin vetën me gjëra si “A do të pushohem nga puna kur shefi i ri do të sjell më të pëlqyerit e tij nga pozicioni i tij i fundit?”, “A do të vlerësohen kontributet e mija sikur më parë?”, “Pse nuk e fitova unë atë detyrë? A nuk po respektohem sa duhet këtu?”.

Këto çështje janë të ndërlidhura me emocione dhe mund ta bëjnë të vështirë harmonizimin e marrëdhënieve me shefin e ri. Për t’ia dhuruar vetës mundësinë më të mirë për të krijuar një marrëdhënie produktive, ju duhet të kryeni disa detyra të shtëpisë. Largoni fokusimin nga vetvetja dhe bëni më të mirën të mundshme për të kuptuar situatën në të cilën gjendet shefi i ri. Mësoni se emocionet tuaja nuk janë shqetësimi primar i shefit të ri. Ai ose ajo duhet të përballen me tranzicionin e gjithashtu edhe me emocionet e veta.

Ja disa hapa që duhet të keni parasysh para se të bëni takimin e parë të madh:

Filloni duke kuptuar se çfarë mandati do të ketë shefi i ri. Ju sigurisht që mund të bëni një supozim të mirë duke pasur parasysh gjendjen e grupit tuaj dhe duke shikuar rrethanat në të cilat është larguar shefi i mëparshëm. A ishte largimi i tij vullnetarë apo i detyruar? A është larguar ai nga puna, a është promovuar në detyrë apo ka zgjedhur që të kalojë tek një organizatë tjetër?

A ka qenë i pëlqyer apo i papëlqyer nga punëtorët, mbikëqyrësit dhe udhëheqësit tjerë? Sfidat që paraqiten përmes shefit të ri do të jenë mjaft të dallueshme në varësi të asaj nëse ai ose ajo po trashëgojnë një udhëheqje që ka vendosur qarkullim të rrjedhshëm të punës apo një udhëheqje që ka lënë një rrëmujë totale prapa. Ju do të jeni në gjendje të kuptoni tërë këtë mjaft mirë në mendjen tuaj, duke krijuar një lsitë të gjërave më kryesore të cilat mendoni se shefi i ri duhet t’i ketë parasysh.

Ju do t’i përdorni këto gjëra në listën primare për të krijuar edhe një listë tjetër, por së pari rekomandojë të ushtroni paksa në mënyrë që të kontrolloni emocionet. Kjo përfshinë krijimin e dy listave tjera. Këto lista nuk janë për askënd tjetër përveç për ju, kështu që mos nguroni. Lista e parë duhet të jetë: “Gjërat  që shefi i ri mund t’i bëjë për të zgjidhur problemet tona të tanishme”. E dyta duhet të jetë: “Gjërat që shefi i ri mund të bëjë për të shtyrë tutje gjërat që kanë ecur mirë deri tani”. Pasi t’i keni krijuar këto, kaloni tek dy listat tjera dhe mendoni rreth çështjeve origjinale që janë me rëndësi për ambientin tuaj punues.

Në momentin që keni studiuar këto dy lista mirë sa duhet  për të ndarë emocionet nga arsyet, shkruani gjërat që ju mendoni se shefi i ri duhet t’i kuptojë rreth punës së tanishme në organizatë, sesi duhet të përkrahet mandati i tij apo saj në detyrën udhëheqëse, cili është roli juaj në këtë punë, kultura e organizatës dhe individët e përfshirë në të. Shikoni listën mirë e mirë dhe sigurohuni se e dini vërtetë se çka është me rëndësi për secilën pikë.

Në takimin tuaj të parë me shefin e ri, ju duhet t’ia ndaloni vetës të diskutoni diçka tjetër përveç asaj që keni vendosur në listat me tituj dhe në temat e përgjithshme që i keni menduar mirë në kokë. Nuk duhet ta mbingarkoni shefin me detaje. Caku i takimit tuaj të parë është që të formohet një marrëdhënie pune që do t’ju sjellë të drejtat për të shkëmbyer detaje më vonë dhe që do t’ju mundësojë respektimin e mendimit tuaj.

 

Lajmet e fundit>