Aplikacione

Citrix vendos aplikacionet e Windows në Chrome OS

May 13 2011
0 Shpërndarje
Citrix vendos aplikacionet e Windows në Chrome OS

altE njëjta teknologji Citrix që mundëson përdoruesit të kenë qasje në aplikacionet e Windowws përderisa janë në iPad do të vjen edhe tek laptopët që si sistem operativ kanë Chrome OS të ndërtuar nga Google.

Citrix Receiver, pjesë e përparme e softuerit virtual të desktopit të Citrix do të lëshohet për Chrome OS këtë verë, deklarojnë nga Citrix.

Produktet e Citrix lejojnë IT departamentet të hostojnë aplikacione në qendrat e të dhënave dhe t’i lidhin ato me pajisjet e përdorueseve, përfshirë klientët e tyre, PC, celularët e mençur dhe tabletat. Laptopët Chrome OS, të cilët kërkojnë që të gjitha proceset të bëhen brenda ueb shfletuesit të Chrome, do të bëhet vetëm edhe një “derë hyrëse për aplikacionet që tashmë ata kanë,” vazhdon Gordon Payne, nga Citrix.

Google në partneritet me Samsung dhe Acer do të lëshojnë laptopët me një pako përkrahëse për harduer dhe softuer duke filluar nga 28$ për muaj. Kontratat tri vjeçare i lejojnë përdoruesit që të marrin kompjuterë më të ri në fund të kontratës, dhe zëvendësime nëse pajisja bëhet jofunksionale.

Përderisa çmimi mund të tingëllojë si i arsyeshëm për disa klientë, problemi i tranzicionit për përdoruesit nga aplikacionet e Windows tek Chrome, do të jetë një rrugë e vështirë, veçanërisht për klientët që nuk kanë instaluar ndonjë lloj të softuerit për desktop virtual më herët.

Por, përdoruesit e Citrix do ta kenë shumë më të lehtë, pasi teknologjia Citrix Receiver për Chrome OS do të jetë shumë e ngjashme me atë që tashmë përdorin për aplikacionet në pajisjet tjera. Citrix do të zbuloj më shumë rreth kohës dhe çmimit më vonë këtë muaj.

Lajmet e fundit>