Business & Management

Citrix: Në biznese mbizotëron platforma iOS

Mar 31 2013
0 Shpërndarje
Citrix: Në biznese mbizotëron platforma iOS

ios androidSipas raportit të fundit të Citrix (kompani zotëruese në treg për ofrimin e teknologjive virtuale, cloud etj…), iOS vazhdon të jetë platforma e preferuar mobile në botën e biznesit.

Duke analizuar me kujdes klientët e bizneseve që përdorin softuerët e menaxhimit bazuar në cloud u zbulua se iOS qëndronte në vend të parë me 58%.

Android është në vend të dytë me një pjesë tregu 35% i pasuar nga Windows Mobile me vetëm 7%.

Është vënë re se iOS është platforma më e përdorur në biznese të tilla si dyqanet me pakicë dhe restorantet.

Adoptuesit më të mëdhenj të iOS janë kompanitë energjitike, firmat ligjore dhe agjencitë e sigurimeve.

Android është më i pranishëm në ato industri ku kontakti me klientin është i pakët si p.sh në shërbimet e komunikimit, në kujdesin ndaj shëndetit si dhe në transport.

Android ka filluar të përhapet akoma më tepër edhe në tregjet jofitimprurëse dhe ato arsimore.

Përsa i përket BlackBerry-t Citrix nuk e ka përfshirë në këtë raport pasi mbledhja e të dhënave për pajisjet Blackberry kërkon një softuer të veçantë megjithatë do të përfshihet në raportet e ardhshme.

Ka disa kompani që kanë bllokuar disa aplikacione të caktuara si p.sh Angry Birds, Facebook, Dropbox, Youtube dhe Skype në mënyrë që punonjësit të kenë sa më tepër rendiment dhe mos shpenzojnë kohë me aplikacione që nuk kanë lidhje me biznesin.

Përsa i përket listës së aplikacioneve të lejuara përfshin: Evernote, NitroDesk TouchDown, Skype, Chrome dhe Adobe Reader. Vihet re se Skype është përfshirë si në listën e “bardhë” dhe në atë të “zez” të aplikacioneve. (CIO Albanian)

citrix report

Lajmet e fundit>