Technology

Cisco largon 1,300 punëtorë

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Cisco largon 1,300 punëtorë

Cisco Systems planifikon që të reduktojë fuqinë punëtorë për rreth 2 për qind, ose 1,300 pozita, si pjesë e ristrukturimit të vazhdueshëm të ndërmarrjes për të reduktuar shpenzimet dhe për të rritur fitimet.

Këto ndryshime janë “pjesë e planit tonë për të udhëhequr thjeshtësinë, shpejtësinë e vendimeve dhe shkathtësisë në Cisco,” u tha në një komunikatë të kompanisë ditën e djeshme. “Ne në mënyrë rutinore vëzhgojmë biznesin tonë për të kuptuar se ku ne kemi nevojë të drejtojmë investimet e bazuara dhe mundësitë në zhvillim.”

Në fund të çerekut të tretë, Cisco numëronte gjithsejt 65,223 punëtorë. Ky vendim për shkurtim të numrit të punëtorëve vjen një vit pasi që gjiganti prodhues i pajisjeve për rrjet lajmëroi planet për të shkurtuar për rreth 14 për qind tregun botëror të punës, ose rreth 11,500 punëtorë, duke përfshirë një reduktim prej 15 për qindësh në punëtorë në nivelin e zëvendës presidentit ose punëtorëve në pozita edhe më të larta.

Ndërmarrja ka pasur pak fat në hapësirën konsumuese dhe në një lëvizje zhgënjyese për disa, shuajti pajisjet për video kamera Flip për ta përqendruar vëmendjen në biznesin e vet kryesor për rrjeta kompjuterike.

Por teksa Cisco lëvizi në tregjet e reja, shitjet në bizneset e veta kyçe u ngadalësuan dhe Cisco humbi prani në treg. Derisa Cisco ende kryeson në tregun e “IP routing”, kjo ndërmarrje është sfiduar në biznesin e vet “Ethernet switching” nga rivalët si Hewlett-Packard dhe prodhuesit kinezë si Huawei. (CIO Albanian)

Tags >

cisco
Lajmet e fundit>