Harduer

Cisco shton migrimin IPv6 në ruterë

May 25 2011
0 Shpërndarje
Cisco shton migrimin IPv6 në ruterë

altCisco këtë javë hodhi në treg produkte dhe shërbime të dizajnuara për të lehtësuar tranzicionin nga IPv4 në IPv6 për konsumatorët ndërmarrës.

Cisco thotë që oferta përfshinë të gjeturat nga një studim i brendshëm që tregon se IT është përqëndruar në sigurinë, shpërndarjen dhe mirëmbajtjen e IPv6 dhe tenton të kërkoj asistencë në menaxhimin e këtij ndryshimi. Kompania thotë që ndërruesit (switch), ruterët dhe pajisjet e sigurisë kanë kaluar të dyja testet, edhe ato ndërkombëtare edhe ato të qeverisë amerikane, dhe që shumica e tyre ishin duke punuar përderisa ekspozoheshin në panairin e fundit të Interop.

Kjo ishte hera e parë që InteropNet, që përkrahte më shumë se 15,000 pjesëmarrës me 400 kompani ekspozuese, vepronte edhe me IPv4 edhe IPv6 pranë njëra tjetrës, deklarojnë nga Cisco.

Shtesat e fundit të IPv6 përfshijnë përkrahje për VPN-të, IPSec v2 në ruterët e degëzuar të Ciscos, ISR G2, dhe përkrahje të plotë për NAT64 në serinë e ruterëve ASR 1000 që lejon pajisjet me IPv6 ti qasen serverëve me IPv4. Kompania gjithashtu ka shtuar përkrahjen për protokollin për LISP (Location/ID Separation Protocol) për softuerin e tyre për ruter IOS.

LISP është një metodë e zhvilluar nga Cisco për krijimin dhe modifikimin automatik të tuneleve IPv6-mbi-IPv4 për konfigurime dual-stack. LISP në mënyrë logjike do të ndante një bllok IP adresash që kompania i lajmëron në internetin global ashtu që ato s’kanë nevojë të ndryshohen nëse kompania përdor më shumë se një ISP. Ithtarët e LISP gjithashtu thonë që teknika do të lehtësoj ndryshimin e ofertuesve nga ana e kompanive pa patur nevojë të marrin IP adresa të reja sepse funksioni i identifikimit do të mbetej konstant edhe nëse informata e lokacionit ndryshon.

Si asistencë për konsumatorët migrues në IPv6, Cisco ka zbuluar shërbimin për optimizimin e rrjetit që përfshin pajisje për leximin e IPv6. Cisco gjithashtu ofron shërbim sigurie për qasje me IPv6 për produktet e saja.

Sondazhi i Cisco-s ka rezultuar që 78% e 101 IT liderëve senior në SHBA të pyetur kanë migruar ose janë duke migruar në IPv6. Më shumë se gjysma ose kanë kërkuar ose planifikojnë të kërkojnë asistencë jashtë konsulentëve gjatë tranzicionit, dhe 92% deklaruan që skuadra e tyre e sigurisë është e përfshirë në tranzicion.

Gjithashtu, 54% e kanë vlerësuar migrimin si veprim esencial për organizatën, përderisa 73% ishin të brengosur për “huqjen e përfitimeve nga IPv6”, thuhet në sondazhin e Cisco-s, që gjithashtu gjen se 63% e komisioneve vendimmarrëse e vëzhgojnë tranzicionin.

Cisco deklaroi edhe që ka filluar një “testim” global 24 orësh të versionit të ri të IP-ve me 8 qershor.

Lajmet e fundit>