Business & Management

Cisco shpjegon pse rrjetet open – source nuk janë të rekomandueshëm për biznesin

Aug 29 2013
0 Shpërndarje
Cisco shpjegon pse rrjetet open – source nuk janë të rekomandueshëm për biznesin

ciscoPavarësisht dëshirës së mirë për krijimin e rrjeteve të hapura (open-source) dhe të qëndrueshme, menaxherët e rrjeteve asnjëherë nuk duhet të çojnë nëpër mend se mënyra e duhur për arritjen e këtij objektivi është ndërtimi i një rrjeti nga fillimi.

Kjo ka qenë edhe një prej këshillave më të rëndësishme të dhëna nga Den Sullivan, përgjegjës në Cisco për Arkitekturat e Tregjeve në Zhvillim.

Është e kuptueshme pse menaxherët e rrjeteve shpesh tërhiqen nga ideja e ndërtimit të një rrjeti me ndihmën e teknologjive open – source, por duhet pasur parasysh se funksionalitetet e këtyre teknologjive janë të limituara dhe si rezultat kostoja do të jetë më e lartë duke marrë parasysh edhe volumin e punës që do të nevojitet për përftimin e rrjetit përfundimtar.

Sipas Sullivan puna e departamentit të teknologjisë nuk është krijimi i një teknologjie nga e para, por plotësimi i nevojave të biznesit duke përdorur mjetet më cilësore ekzistuese.

Në fund të fundit pse të harxhohet kohë dhe enrgji për krijimin e teknologjive që tashmë janë prodhuar nga kompanitë specialiste të cilat nuk zhgënjejnë me produktet e tyre për shkak të viteve të shumta të eksperiencës.

Edhe në ato raste kur teknologjite e rrjeteve nuk ofrojnë shumë fleksibilitet për bizneset e vogla përsëri sugjerohet përdorimi mjeteve SDN (software – defined networking) dhe jo teknologjitë open – source. (CIO Albanian)

Tags >

cisco
Lajmet e fundit>