Investim

Cisco paguan 5 miliardë për NDS Group

Mar 16 2012
0 Shpërndarje
Cisco paguan 5 miliardë për NDS Group

Cisco këtë javë njoftoi që do të blej NDS Group Ltd., një ofrues i softuerëve dhe përmbajtjeve të sistemeve të sigurisë të videove për ofruesit e shërbimeve video dhe kompanive mediale. Kjo blerje do ti kushtoj Cisco-s 5 miliardë dollarë.

Kjo është blerja më e madhe për Cisco që nga blerja e liderit të videokonferencave, Tandberg, në vitin 2009. Blerja dëshmon për qëllimin e kompanisë që të shndërrohet në një lider të tregun e videove ku tashmë ka targetuar marrësit e saj Videoscape dhe Scientific-Atlanta.

Ekspertët vlerësojnë që kjo blerje do të vë Cisco-n në krye të ofruesve të zgjidhjeve për SP video, dhe do të ndihmoj në ndërtimin e një ekspertize në softuerin dhe shërbimet e bazuara në të hyrat.

Softuerët dhe shërbimet NDS janë dizajnuar për krijimin e TV video ofertave për ofruesit e shërbimeve që u mundësojnë shikuesve të shohin, kërkojnë dhe navigojnë nëpër përmbajtjet digjitale në çfarëdo pajisje. Produktet e tyre përfshinë softuer për marrës(set-top box) dhe DVR pajisje, guidë programore, softuer, softuer për përmbajtje digjitale, dhe video-sisteme. Në mesin e klientëve të tyre më të mëdhenj janë Cox dhe Direc TV.

Nga Cisco deklarojnë që NDS do të plotësoj dhe përmirësoj ofertat e bazuara në shërbimin cloud të tyre, Videoscape TV, që është dizajnuar për të mundësuar ofruesit të shërbimeve dhe kompanive mediale të ofrojnë përmbajtje argëtuese.

Blerja e NDS do të zgjeroj edhe shtirjen e Cisco-s në tregjet e reja si Kina dhe India, ku NDS tashmë ka një klientelë të formuar. /cio.al/

Lajmet e fundit>