Mobile

Cisco: Në 2013-n do të ketë më tepër pajisje mobile se sa njerëz në botë

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Cisco: Në 2013-n do të ketë më tepër pajisje mobile se sa njerëz në botë

CISCOSipas parashikimeve të Cisco, shumë shpejt numri i pajisjeve mobile do ta kalojë numrin e njerëzve në botë.

Raporti parashikon se ky numër do të arrihet në fund të vitit 2013.

Ja disa nga pikat më interesante që janë paraqitur në raport:

-ᅠ 40% e të anketuarve preferojnë të bëjnë biznes në iPhone, iPad, ose iPad mini.

-ᅠ Femrat kanë 8% më shumë mundësi të shpërndajnë numrin e tyre personal të celularit krahasuar me meshkujt.

– Dërgimi i mesazheve në celular po pëson rritje për bizneset e vogla. 58% e të anketuarve dërgojnë mesazhe në celular (për biznes) të paktën njëherë në muaj.

– Vetëm 33% e të anketuarve u përgjigjën se e dëgjojnë vërtet postën zanore që vjen nga kontaktet e tyre të biznesit.

-ᅠᅠ Vetëm 18% e anketuarve u shprehën se dëgjojnë mesazhet zanore që vijnë nga numra të panjohur.

-ᅠ 20% e meshkujve që dhanë përgjigje për këtë pyetje u shprehën se do të pushonin nga puna një punonjës me kohë të plotë vetëm për të reduktuar me 50% faturën mujore të telefonit.

-ᅠᅠ 75% e të anketuarve nuk duan ta ndajnë numrin personal të telefonit me pjesën tjetër të stafit. (CIO Albanian)

Tags >

cisco
Lajmet e fundit>