IT Organizate

Cisco i "shpall luftë" Microsoft-it lidhur me unifikimin e sistemeve të komunikimit

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Cisco i "shpall luftë" Microsoft-it lidhur me unifikimin e sistemeve të komunikimit

Cisco microsoftMenjëherë sapo Microsoft-i mbajti konferencën e parë mbi unifikimin e platformave të komunikimit, Cisco filloi ta sulmonte atë duke deklaruar se sistemi ishte jo i plotë krahasuar me ofertat që Cisco ofron për ndërmarrjet.

Cisco ka lançuar atë që e quan “bisedat direkte” dhe vazhdon të mbetet në debat mbi përcaktimin e pikave të rëndësishme që duhet të ketë parasysh një ekzekutiv IT-je kur të zgjedhë platformën e komunikimit.

Sipas Cisco-s, këto janë fushat ku Microsoft-i ka mangësi:

* Microsoft-i nuk ofron telefonë, video “endpoints”, gateway zanore dhe video, lidhje “cloud PSTN” – duke u hapur rrugën konsumatorëve t’i gjejnë ato diku tjetër. Në këtë mënyrë, rriten kostot dhe vështirësia.

* Nuk ka një mënyrë të përcaktuar qartë mbi shpërndarjen në cloud që mbështet të njëjtat funksionalitet si shpërndarja në Lync.

* Tabletët Surface të Microsoft-it si dhe laptopët njëkohësisht, konkurrojnë me shitës të tjerë harduerësh, diçka që rezulton në konflikt interesi kur vjen puna tek programet “bring-your-own-device” (sillni-pajisjen-tuaj).

Për më tepër, sipas Cisco-s, mënyra se si ka evoluar Lync ka sjellë të meta me dizajnin krahasuar me produktet e Cisco-s për unifikimin e komunikimit.

Cisco shprehet se i ka krijuar produktet e veta për të lehtësuar komunikimin e punonjësve që janë gjithmonë në lëvizje, duke ofruar telefonata ndërkombëtare, video dhe mesazhe zanore konfidenciale, chat dhe media sociale.

“Nëse bëjmë një krahasim, një zgjidhje që është optimizuar vetëm për punonjësit desktop, mund të mos u shërbejë siç duhet nevojave të përdoruesve të tjerë, duke sjellë më pak vlerë për biznesin,” shprehet Rowan Trollope, SVP dhe menaxher i përgjithshëm i komunikimit në Cisco.

Nga ana tjetër, Cisco akuzon Microsoft-in se nuk ofron të gjithë elementet e nevojshme infrastrukturore për të suportuar komunikimin dhe bashkëpunimin e unifikuar. “Përdorimi i Microsoft Lync për komunikim në një ndërmarrje ka nevojë për partnerë teknologjikë që të bëjnë kalimet nga një rrjet në tjetrin, të realizojnë routing, rrjetet wireless, voice gateways, aplikacionet e qendrës së kontaktit, video endpoints, telefonë etj,” shkruhet në deklaratën e Cisco-s.

Së fundmi, Cisco kritikon strukturën e licencës dhe mungesën e suportit të plotë të Lync në shërbimin cloud të Microsoft-it, Office 365. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>