Data Center

Cisco e HP bashkëpunojnë për zhvillim të një switchi

Oct 16 2011
0 Shpërndarje
Cisco e HP bashkëpunojnë për zhvillim të një switchi

Kundërshtarët e qendrës së të dhënave dhe rrjeteve, Cisco dhe HP, kanë bashkëpunuar për zë zvhilluar një switch për sistemet e HP-së për t’i adresuar nevojat e konsumatorëve.

Cisco Fabric Extender për HP BladeSystem, i njohur ndryshe si Cisco Nexus B22 Fabric Extender për HP, ofron lidhje më të fortë për konsumatorët duke investuar në serverët HP Blade System dhe switchët Cisco Nexus dhe i ruan investimet në teknologjinë ekzistuese të qendrës së të dhënave, thotë ndërmarrja. Cisco Fabric Extenders janë pajisje të dizajnuara për ta zgjeruar arritjen e switcheve Nexus 5000 dhe 7000 më afër raftit për shkallëzueshmëri më të mirë.

Është një bashkëpunim interesant, duke marrë parasysh që Cisco dhe HP ishin bërë kundërshtarë të zëshëm që kur Cisco hyri në tregun e serverëve për qendrën e të dhënave dhe marrjen e nismëtarit  e rrjeteve, 3Com nga HP. Në fakt, do të dukej sikur të dy ndërmarrjet janë duke bërë gërmime për gjetjen e mënyrave për t’i zgjeruar këto tregje. Dhe HP është duke udhëqur për switcha për serverët për qendrën e të dhënave.

“Unë jam pak i befasuer,” thotë Zeus Kerravala, i cili është analisti kryesor në ZK Research. “Unë mendova që ata do të shkonin tek secili përveç Cisco-s. Kjo mund të një shkaktar i cilësisë së atij produkti. Unë nuk mendoj (HP Networking) e ka atë funksionueshmëri ashtu që grupi i serverëve të ketë të bëjë me atë se çfarë ka të bëjë.”/cio.al

Lajmet e fundit>