IT Organizate

Cisco do të shkurtojë 4000 vende pune

Aug 17 2013
0 Shpërndarje
Cisco do të shkurtojë 4000 vende pune

A Cisco office sign is pictured in San Diego, CaliforniaCisco Systems po bëhet gati të shkurtojë 4000 vende pune, ose 5% të forcës punëtore që ka kompania. Arsyeja është reduktimi i kostove dhe rifokusimi në zona që mund t’i sjellin rritje kompanisë, teksa po përballet me kërkesa të paqëndrueshme nga klientët.

Aksionet e kompanisë më të madhe të pajisjeve për rrjeta ranë mbi 9% brenda disa orëve në Nasdaq, duke shënuar rënien më të madhe në 18 muajt e fundit. Ndërkohë, aksionet e kompanisë kishin pësuar rritje me 50% gjatë 12 muajve të fundit.

Cisco ka punuar fort për të shitur veçanërisht rrjetet shtëpiake që prej vitit 2010 kur filloi të humbiste ndaj rivalëve si Juniper Networks dhe Palo Alto Networks. Kompania, e cila u specializua dikur si shtylla kryesore e internetit, tashmë po drejton vëmendjen nga softuerët si dhe pajisjeve për qendrat e të dhënave dhe cloud networking për koorporata, si fushat kryesore që mund t’i sjellin rritje. Megjithatë, shkurtimi i vendeve të punës dëshmon se zgjerimi në këto degë ka qenë më i ngadaltë nga sa pritej, argumentojnë analistët.

“Mjedisi në aspektin e biznesit tonë është përmirësuar por jo aq sa prisnim,” u shpreh ekzekutivi John Chambers në një konferencë kur lajmëroi edhe rezultatet financiare të kompanisë për tremujorin e fundit. “Do të na duhet të riorganizojmë burimet.” Muajin e kaluar Cisco u shpreh se po planifikonte të blinte kompaninë e sigurisë kibernetike Sourcefire për 2.7 miliardë $.

Kjo kompani ka ndikuar pozitivisht në përmirësimin e sigurisë së harduerëve, softuerëve dhe produkteve cloud të Cisco-s. Chambers shtoi gjithashtu se biznesi po ecte nën pritjet e tij. Pavarësisht qëndrueshmërisë në SHBA, viheshin re dobësi në Azi dhe deri diku në Europë. Të dhënat e fundit në Cisco po ndiqen me vëmendje nga investitorët të cilët kërkojnë të kenë informacione sa më të sakta lidhur me gjenden reale të kompanisë si dhe të tregut të saj në përgjithësi. Disa orë pas lajmërimit të Cisco-s, edhe aksionet e Microsoft Corp, Oracle Corp, IBM dhe Hewlett-Packard Co ranë me pak pikë. (CIO Albanian)

Tags >

cisco
Lajmet e fundit>