Investim

Cisco do të blejë rrjetin cloud Meraki për 1.2 miliardë $

Nov 26 2012
0 Shpërndarje
Cisco do të blejë rrjetin cloud Meraki për 1.2 miliardë $

Cisco Systems Inc ka bërë publike planet mbi blerjen e kompanisë së rrjetit cloud Meraki për 1.2 miliardë $ cash, si pjesë e strategjisë së saj për cloud. Meraki është një kompani e themeluar në vitin 2006 nga anëtarë të MIT Laboratory for Computer Science, dhe pritet të mbyllet në tremujorin e dytë të vitit fiskal 2013 për Cisco-n. Tremujori i dytë fiskal i Cisco-s zgjat deri në fund të janarit.

Meraki është financuar nga Sequoia Capital dhe Google Inc. Kompania ofron teknologji Wi-Fi, switching, siguri dhe menaxhim të pajisjeve mobile nga cloud-i.

Ajo fokusohet tek bizneset e mesme. Analistët vlerësojnë se kjo blerje do të sjellë alternativa të tjera zgjidhjesh për modelet tradicionale të shpërndarjes së Wi-Fi.

Shefi ekzekutiv i Meraki-t, Sanjit Biswas, shkruante në letrën drejtuar punonjësve se Cisco kishte paraqitur ofertën disa javë më parë.

Fillimisht, themeluesit e kompanisë e kishin refuzuar atë duke synuar vazhdimin e pritjes në listën e IPO. Por, pas disa javësh mendimesh dhe diskutimesh të hollësishme, kompania vendosi t’i bashkohej rrugëtimit të Cisco-s. (CIO Albanian)

Tags >

cisco
Lajmet e fundit>