Investim

Cisco blen softuerin menaxhues Axioss

Aug 22 2011
0 Shpërndarje
Cisco blen softuerin menaxhues Axioss

Cisco Systems është pajtuar që të marrë asetet e softuerit për shërbime plotësuese nga ndihmësi i Comptel në Britani, që të bëjë përpjekje për të ndihmuar operatorët në shpejtimin e lëshimit të shërbimeve të reja, tha ndërmarrja për rrjete gjatë të hënës.

Sipas deklaratave nga të dy ndërmarrjet, marrëveshja pritet që të mbyllet në shtator dhe Cisco do të paguajë rreth 31 milionë dollarë të thata për softuerin Axios.

Cisco do të përdorë softuerin Axioss për të shtuar porosi automatike dhe plotësime në platformën e vet parësore, e cila ua mundëson operatorëve automatizimin e menaxhimit të shërbimit të rrjetit. Operatorët do të jenë në gjendje që të lëshojnë video, të dhëna, mobileri dhe shërbime cloud të reja për konsumatorët e vet, sipas Cisco-s.

Në fund të përfitimit, skuadra e Axioss do të ndërlidhet me NMTG-në (Network Management Technology Group) e Cisco-s dhe Grupit të Avancuar të Shërbimeve. CTO-ja i Comptel dhe anëtari në bordin ekzekutiv, Gareth Senior, do të kalojë në Cisco. Grupet e shërbimit “do të ofrojnë shërbime të impelemntimit, rregullimit dhe integrimit” dhe personeli i ri do të “sjellë zhvillim të fuqishëm softuerik dhe shkathtësi të shërbimeve profesionale,” tha Cisco.

Comptel do t’i mbajë konsumatorët e vet dhe do të vazhdojë t’i mbështes ata.

Axioss ishte zhvilluar nga Axiom Systems, një ndërmarrje kjo e cila është marrë nga Comptel në vitin 2008.

Me kërkimet e larta dhe të ulëta të operatorëve për burime të reja të përfitimit, ana e softuerit e rrjeteve të tyre ka marrë më shumë vëmendje nga prodhuesit. Për shembull, më herët gjatë këtij viti, Ericsson lajmëroi që do të marrë Telcordia. Prodhimet e tij do të ndihmojnë në monetizimin e trafikut dhe prodhimeve që i shet operatori, tha Ericsson në atë kohë./cio.al

Lajmet e fundit>