Investim

Cisco blen kompani optike

Feb 27 2012
0 Shpërndarje
Cisco blen kompani optike

Javën e kaluar Cisco ka raportuar që synon të blej kompaninë private, Lightwire. Kjo kompani zhvillon teknologji ndërlidhëse optike për aplikacione në rrjete me shpejtësi të lartë. Shuma e këtij transaksioni pritet të jetë 271 milionë dollarë.

Lightwire do të sjell ekspertizë për silikonin fotonik CMOS në Cisco. Kompania specializon në integrimin e funksioneve optike të shumëfishta aktive dhe pasive në një çip silikoni. CMOS-ët më të vogël që kërkojnë më pak energji të bazuar në teknologjinë e Ligthwire mundësojnë switch-ët, router-ët dhe sistemet transportuese optike të kenë një lidhje optike me densitet më të lartë për një kosto më të ultë, deklarojnë nga Cisco.

Sipas Cisco-s, blerja e Lightwire plotëson blerjen e mëhershme, në vitin 2010, të kompanisë CoreOptics, një dizajnues i procesorëve digjital koherent të sinjalit dhe qarqeve të integruara sipas specifikave të aplikacioneve për rrjete optike. Lightwire është fokusuar në tranzicionin nga 40G në 100G, derisa teknologjia e CoreOptics është synuar për formatet me modulim të avancuar që të aktivizojnë transmetimet më efiçente të të dhënave të mëdha në 100Gbps në fibrat optik aktual.

Të dy teknologjitë do të përdoren në modulet e router-ëve të Cisco-s për ofruesit e shërbimeve, dhe switch-ët e qendrave të të dhënave.

Cisco pret të mbyll këtë transaksion në çerekun e tretë fiskal të vitit 2012, që përfundon në prill. Punëtorët e Lightwire do të integrohen në dy divizione të Cisco-s.

Lajmet e fundit>