Karriere

CIO-të humbin kontrollin mbi IT

Jul 8 2011
0 Shpërndarje
CIO-të humbin kontrollin mbi IT

Në një numër të madh të organizatave, CIO-të nuk janë personat që vendosin se në cilat IT projekte duhet të investohet. Tani kjo punë i takon CFO-ve (chief financial officer) të organizatave.Një sondazh i realizuar nga Gartner dhe dy organizata tjera menaxhuese kanë gjetur që CFO-të kanë “autorizuar” 26% të investimeve në projekte IT, që është një rritje prej 15% krahasuar me vitin paraprak.

Sondazhi gjithashtu shfaq që 42% e IT organizatave i raportojnë CFO-ve, dhe 33% CEO-ve të kompanive.

Studimi ofron një paralajmërim të qartë për CIO-të, thotë John Van Decker, analist në Gartner.

IT prioritetet e CFO-ve mund të jenë përmirësimi i proceseve biznesore, efikasiteti në përdorimin e IT që të përfitojnë ndaj konkurrentëve. Në anën tjetër CIO-të mund të fokusohen më pak në inteligjencën biznesore, dhe më shumë në projektet që avancojnë përdorimin e shërbimeve cloud dhe virtualzimin e sistemeve, deklaron Van Decker.

Paralajmërimet për CIO-të vetëm sa shtohen. Njëri nga ta është që vetëm 30% të respodentëve në sondazh besojnë që IT po sjell përfitime për bizneset, ndërsa edhe më keq është që vetëm 32% e CFO-ve i shohin CIO-të si partner strategjik.

“Ky duhet të jetë një paralajmërim i qartë për CIO-të se ata duhet të përfshihen më shumë në biznesin e ndërmarrjes. Nëse nuk ndodh kjo në të ardhmen do të shohim më pak kontroll në duart e CIO-ve. Në anën tjetër nëse ndërmarrjet do të fillojnë të krijojnë IT projektet e tyre pa ndihmën e CIO-ve suksesi i tyre do të jenë minimal,” mbyll deklaratën Van Decker.

Sondazhi kishte përfshirë edhe Financial Executives Research Foundation, dhe Committee of Finance & IT of Financial Executives International. Në sondazh kishin marrë pjesë 344 respodentë të kualifikuar, 46% e të cilëve punojnë në kompanitë që kanë më shumë se 1 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Lajmet e fundit>