Karriere

CIO-t vazhdojnë t’i kenë punët mirë

Oct 27 2011
0 Shpërndarje
CIO-t vazhdojnë t’i kenë punët mirë

CIO-t duket se do t’i kenë punët mirë edhe në vitin 2011. Kështu së paku mund të thuhet në bazë të anketës më të fundit “Harvey Nash Global CIO”, të cilën kompania ekzekutive hulumtuese e ka prezantuar gjatë majit. Më shumë IT liderë po raportojnë përkushtim më të madh në punën e tyre gjatë këtij viti (80%), krahasuar me vitin e kaluar (72%), me shpresë që të gjejnë një vend të ri pune në 12 muajt e ardhshëm.

Bob Miano, CEO i Harvey Nash SHBA, përshkruan kënaqësinë e CIO-ve në punë si rezultat i ndikimit të përmirësimit të ekonomisë mbi rolet e tyre. “Kur ju vendoseni në një post ku po bëni inovacion duke sjellë produkte dhe shërbime të reja, keni fleksibilitet më të madh me buxhetin tuaj dhe po bëni gjëra për të ndihmuar kompaninë që të ecë para, ju do të ecni drejt një kënaqësie më të madhe në punë”, thotë ai.

Kënaqësia në punë e CIO-ve është gjithashtu rezultat i një kompensimi më të mirë. Sipas anketës së Harvey Nash, 39% e CIO-ve të botës kanë paga bazë më të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e kaluar, vetëm 27% e CIO-ve të botës kanë përjetuar rritje në pagën e tyre bazë. Sot, mesatarja për pagë bazë e CIO-ve të botës është nën 200,000 dollarë, megjithëse numri i kompanive që po kërkojnë të punësojnë CIO të rinj po e rrit këtë shifër edhe më tej.

Faktorë të tjerë që ndikojnë në kënaqësinë e punës së CIO-ve gjithashtu përfshijnë një zgjerim të rolit të tyre dhe përmirësimin e qëndrimit të tyre në kompani. Numri i CIO-ve me përgjegjësi globale është rritur në 37 për qind në vitin 2011, nga 32 për qind sa ishte në vitin 2010. Pothuajse 70 për qind e IT liderëve besojnë se janë më të prirë në mënyrë strategjike brenda organizatave të tyre këtë vit (69%), krahasuar me vitin e kaluar (64%). Roli i tyre në ekipet ekzekutive menaxheriale përcjell perceptimet e tyre. Gjysma e të anketuarve janë anëtarë të ekipit ekzekutiv menaxherial, që është 8 për qind rritje krahasuar me 2010-ën. Pavarësisht numrit në rritje të CIO-ve që mendojnë se lidhjet e tyre i shikojnë ata si partnerë strategjikë për biznes, shumica ende nuk raporton tek CEO. Vetëm 32 për qind e quajnë CEO-n e tyre shef, megjithëse ky numër është në rritje për 3 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Përafërsisht një në pesë CIO (18 për qind), raporton tek CFO-ja.

Një fushë tjetër ku CIO-t kanë hapësirë për t’u rritur është inovacioni. Gjersa një shumicë e IT liderëve të anketuar (74%) e shikojnë inovacionin dhe përqafimin e teknologjive të reja si një faktor kyç për ruajtjen e pjesëmarrjes së kompanisë së tyre në rimëkëmbjen e ekonomisë, vetëm 34 për qind thonë se IT organizatat e tyre janë të fokusuara në inovacion. Në fakt, 67 për qind e të anketuarve listojnë kostot e menaxhimit dhe maksimalizimin e kursimeve si prioritetin e tyre kryesor për vitin 2011. Të kontribuojnë në nivelin e rritjes së të hyrave është prioriteti numër një për 37 për qind të CIO-ve të botës.

Miano thekson se top tre prioritetet për CIO-t janë të natyrës operacionale, në vend të asaj inovative, por thekson se numri i CIO-ve që liston shkurtimin e kostove si prioritetin e tyre kryesor ka pësuar rënie krahasuar me vitin 2010, kurse numri i CIO-ve që listojnë aktivitetet e punës me të cilat janë aktivizuar për të përmirësuar qëndrimin konkurrues të kompanisë së tyre ka përjetuar rritje prej pesë për qind.

“Nëse po punoni për një organizatë që vazhdimisht shkurton shpenzimet, do të jetë më pak inovative”, thotë Miano. “Nëse punoni për Google apo Amazon, ju jeni në një ambient që është shumë inovativ. Nëse po punoni për Con Edison, nuk do ta keni këtë atmosferë. Në një konferencë CIO-sh të organizuar në Nju Jork, katër prej pesë CIO-ve në një panel që kanë raportuar tek CFO-të thanë se do ta kufizojnë këtë për shkak se të gjithë CFO-të janë duke menduar vetëm për shkurtim të kostove dhe shpenzimeve”. Anketa e vitit 2011 për CIO është bërë online nga Harvey Nash prej 18 nëntorit 2010 deri më 4 prill 2011. Në të kanë marrë pjesë 2.575 IT liderë me përvojë nga anembanë bota, 85 për qind prej të cilëve me nivel C apo nivel presidencial. PA Consulting Group ka analizuar rezultatet.

Meridith Levinson shkruan për karrierë, menaxhim projektesh dhe outsourcing për CIO.com. Ndiqni Meredithin në [email protected] apo dërgoni e-mail në adresën [email protected]

Lajmet e fundit>