Business & Management

CIO-t tregohen tolerantë në bllokimin e shoppingut gjatë orarit të punës

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
CIO-t tregohen tolerantë në bllokimin e shoppingut gjatë orarit të punës

Festat e fundvitit po afrojnë dhe bashkë me to shtohet pyetja nëse punonjësit do të kenë mundësi të blejnë online gjatë orarit të punës. Këtë vit, shumë kompani po tregohen tolerante në këtë aspekt.

Vitin e kaluar, 60% e CIO-ve të intervistuar thanë se kanë bllokuar aksesin në faqet e shopping online. Sot, vetëm 33% i bllokojnë këto faqe, sipas sondazhit të realizuar nga Robert Half Technology.

Më tepër se gjysma (55%) thanë se kompanitë do të lejojnë aksesin por do të monitorojnë nëse do të ketë tejkalime dhe 10% deklaruan se lejojnë aksesimin pa asnjë kufizim (2% i mbetur u përgjigj me ‘nuk e di’).

Ndërkohë, sipas sondazhit Deloitte’s annual holiday survey, 45% e konsumatorëve tentojnë të bëjnë shopping onlinë gjatë festave të 2012-s.

Blerësit online harxhojnë zakonisht më shumë se sa ata që blejnë në dyqane. Ky rezultat u derivua nga sondazhi i Deloitte, i cili përfshiu 5089 konsumatorë. Njerëzit që bëjnë shopping online (qoftë duke përdorur kompjuter, qoftë pajisje mobile) harxhojnë zakonisht 600 $ për dhurata ndërsa ata në dyqanë rreth 350 $.

Përfundime të tjera nga sondazhi i Deloitte:

23% e konsumatorëve do të bëjnë më tepër se gjysmën e blerjeve të tyre online

11% do të blejnë online me një tablet

48% do të marrin ndihmën e mediave sociale për blerjet gjatë festave

68% e zotëruesve të smartfonëve do t’i përdorin ato për t’i ndihmuar disi në blerjet gjatë festave. (CIO Albanian)

Tags >

CIO
Lajmet e fundit>