Karriere

CIO-t që nuk e kanë hequr nga qarkullimi ende XP-në mund të pushohen nga puna

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
CIO-t që nuk e kanë hequr nga qarkullimi ende XP-në mund të pushohen nga puna

windows xpCIO-t që nuk e kanë përditësuar ende sistemin operativ të kompanive që drejtojnë duhet të pushohen nga pune, mendojnë disa njerëz. Megjithatë, ata që nuk e kanë bërë ende këtë gjë dhe janë ende në punë kanë disa opsione të fundit për ta realizuar. Deri në muajin prill duhet të keni minimizuar sa më shumë kompjuterët që operojnë ende me XP, e veçanërisht ata që janë të rëndësishëm dhe lidhen në rrjet.

Shawn Allaway, shefi ekzekutiv i Converter Technology, shprehet se drejtuesit e IT-së që nuk kanë filluar ende me migrimin e sistemit operativ duhet të pushohen nga puna për shkak të ekspozimit të rrezikshëm që i shkaktojnë kompanisë. “Nguliteni mirë në mendje që po e vendosni në rrezik kompaninë tuaj.” Ai shtoi gjithashtu se Microsoft-i e ka thënë prej një kohe të gjatë që do të hiqte dorë nga suporti për sistemin kështu që CIO-t kanë pasur me muaj të tërë për t’u përgatitur.

Kompjuterët me XP duhet të izolohen në maksimum së bashku me pajisjet që lidhen me to. Migrimi nuk është proces i lehtë dhe kërkon kohë, veçanërisht në kompanitë e mëdha. Ndoshta në ato që kanë mbi 10 000 kompjuterë do të duhen dy apo tre muaj. Së dyti, testoni aplikacionet tuaja me versionin e ri të sistemit operativ. Blini licencat dhe harduerët e duhur. Disa mjete si ChangeBase dhe AppDNA mund t’ju ndihmojnë të gjeni nëse aplikacionet që përdorni funksionojnë me sisteme të reja operative.

Gjithashtu, Microsoft-i po ofron një version pa pagesë të Laplink PCmover Express për Windows XP për të transferuar skedarët në sisteme të reja operative. Edhe PCmover Professional ($60) bën të njëjtën gjë. Me këtë rast, CIO-t kanë mundësi të kontrollojnë edhe sa prej programeve për të cilat kanë blerë licencat po përdoren nga punonjësit, duke eliminuar ato që nuk përdoren më e duke reduktuar kështu kostot.

Nga ana tjetër, duhen kontrolluar edhe harduerët si printerët apo skanerët, të cilave mund t’iu mungojnë driver-at e duhura për Windows 7 apo më lart. Disa pajisje të tjera si faksi, mund të mos duhen më fare. Rekomandohet që për një kompani të madhe të merret edhe një këshilltar, qoftë i brendshëm apo i jashtëm, për të ndjekur hap pas hapi planin e migrimit në një sistem të ri operativ. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>