Cio Revista

CIO-t parashikojnë rritje të shpenzimeve të IT-së

Apr 3 2014
0 Shpërndarje
CIO-t parashikojnë rritje të shpenzimeve të IT-së

033114_cio_research_coverShumica e CIO-ve (53%) planifikojnë të rrisin buxhetin e tyre të përgjithshëm për IT gjatë vitit 2014, sipas raportit të CIO.com me titull Tech Poll, i cili është realizuar gjatë muajit nëntor 2013 me mbi 200 top ekzekutivë të IT-së. Kjo shifër ka pësuar rritje me 48% nga studimi që është kryer në fillim të 2013-s, por përkon më tepër me raportin e realizuar afërsisht një vit më parë ku shifra ishte 51%.

Mesatarisht, CIO-t, parashikojnë rritje të buxheteve të përgjithshme për IT me 5.2%, një shifër që ka pësuar një rënie të lehtë nga 5.9% në shkurt 2013 por është rritur nga 3.9% që është raportuar në vjeshtën e vitit të kaluar. Fokusi më i madh për investimet në IT do të jetë inovacioni (36%). Ndërkohë, kjo shifër ka rezultuar të jetë 42% për CIO-t në organizatat e mëdha.

Edhe shpenzimet për aplikacione mobile do të jenë në vëmendjen e CIO-ve gjatë këtij viti. Aktualisht, 52% e tyre po bëjnë kërkime apo po punojnë me prototipet e para, ndërkohë që 33% po prodhojnë konrektisht një aplikacion mobile për njësinë e biznesit, departamenteve apo sektorëve të ndryshëm. Tabela e mëposhtme tregon disa prej fushave më të rëndësishme ku do të përqëndrohen investimet e IT-së.

033114_cio_research_520

Në sondazh, liderët e IT-së janë pyetur edhe se në çfarë faze janë kompanitë e tyre kur vjen puna tek implementimi i iniciativave të IT-së. Software defined networking (SDN) – softuerët e rrjetit, enterprise mobility management (EMM) – menaxhimi i mobilitetit të kompanisë, dhe business intelligence/analytics – inteligjenca e biznesit/analitika renditen në fushat më preferuara që janë nën vëzhgimin e CIO-ve.

Tags >

CIOit
Lajmet e fundit>